×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Drafti i Asociacionit t’i lihet ShBA-së, jo dikujt që nuk beson në pavarësinë e Kosovës

    FrontOnline
    21 Nëntor 2024

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në adresimin e saj vjetor në Kuvendin e Kosovës ka përmenduar edhe dialogun Kosovë-Serbi të udhëhequr nga Bashkimi Evropian.

    Lidhur me këtë, Osmani thotë se ky dialog ka qenë i pabalancuar, e me një trajtim të padrejtë ndaj Kosovës dhe një akomodim të vazhdueshëm të Serbisë, njofton Klankosova.tv.

    “Dialogu me Serbinë i udhëhequr nga BE-ja, fatkeqësisht ka qenë komplet i pabalancuar me një trajtim të padrejtë ndaj Kosovës dhe një akomodim të vazhdueshëm të Serbisë. Fakti që në tavolinën e dialogut sot, shteti që kreu agresion ndaj Kosovës nuk është nën masa, kurse viktima e këtij agresioni, Kosova, është nën masa, është dëshmia më e qartë e kësaj. Prandaj, është e domosdoshme që të ketë reflektim rreth kësaj qasjeje, nga të gjithë ata që vërtetë duan paqe e stabilitet afatgjatë në rajonin tonë. Por, kjo nuk do të thotë se edhe ne nuk duhet të vetë-reflektojmë për rrugën e deritanishme dhe si mund të bëhen gjërat më mirë”, u shpreh e para e vendit.

    Osmani po ashtu tha se drafti i Asociacionit duhet të diskutohet me SHBA-të, në mënyrë që kjo çështje mos t’i lihet as Lajçakut e as të tjerëve që nuk besojnë në pavarësinë e Kosovës.

    “Më duhet të theksoj me keqardhje, që propozimet që shpesh kam bërë për përmirësimin e këtij procesi, janë ballafaquar me një sërë dezinformatash e sulmesh të ulëta, që nuk i kanë hije askujt në Kosovë. Për të qenë edhe më e qartë, kur unë kam propozuar që drafti i asociacionit të fillohet të diskutohet me SHBA-të, në mënyrë që kjo çështje mos t’i lihet as Lajçakut e as të tjerëve që nuk besojnë në pavarësinë e Kosovës, kjo nuk ka nënkuptuar që unë po kërkoj themelim të asociacionit, por ka nënkuptuar se më shumë i kam besuar vetvetes sonë dhe Amerikës, sesa disa burokratëve nga shtetet jonjohëse, kam besuar se një draft statut ku mbrohet kushtetuta, mbrohet sovraniteti, mbrohen kufijtë tanë dhe mbrohet funksionaliteti i shtetit, më mirë hartohet nga vet ne që kemi marrë mandat ta mbrojmë Kosovën, sesa nga disa “ekspertë të jashtëm”, që kurrë nuk kanë besuar në projektin e Kosovës së pavarur, sovrane e të lirë”, tha Osmani.

    “Fatkeqësisht ky propozim i imi atëherë ishte goditur në mënyrën më të ulët, me lloj- lloj shpifjesh deri tek shpifjet për tradhti kombëtare. E ku jemi sot? Jemi pikërisht në momentin ku po kërkohet e njëjta, pra që draftin ta hartojmë ne. Por, siç dihet, vendimet e duhura duhet të merren edhe në momentin e duhur. Njësoj po ndodhë edhe këto ditë, me lloj- lloj shpifjesh të ulëta se kinse Presidentja po kërkon “nënshkrim të njëanshëm të marrëveshjes”. Kjo është gënjeshtër. Ajo çfarë kam thënë është që 1/ zbatimi i marrëveshjes ka kuptim vetëm nëse zbatohet nga të dyja palët, dhe 2. Si alternative, si presidente e vendit besoj se nëse shihet përfundimisht se Serbia nuk do të zbatojë pjesën e saj të marrëveshjes (gjë që unë besoj se nuk do ta bëjë, edhe nëse e nënshkruan), atëherë ne do të duhej të diskutonim me aleatët tanë, zbatimin e pjesës sonë vetëm në shkëmbim të garancive ndërkombëtare që përfshijnë anëtarësimin në NATO e organizata ndërkombëtare, garancitë e sigurisë nëpërmjet BSA-së, si dhe mbështetje për njohje të reja. Thënë troç, për mua, më shumë sesa nënshkrimi i Presidentit të Serbisë ka rëndësi nënshkrimi i Presidentit të Amerikës. Shpresoj që jam mjaftueshëm e qartë”.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Nëntor 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës do të zhvillojë “Turneun e Ndryshimit”, të enjtën në Obiliq, nga ora 19:00, në Shtëpinë e Kulturës “Xhavit...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka takuar ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Gërvalla e Hovenier kanë diskutuar për...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Deputeti i LVV-së, Gani Krasniqi, ka marrë fjalën në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se është i habitur me fjalimet që po...
    Të tjera
    Lajme21 Nëntor 2024
    Në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet në shqyrtim të dytë buxheti për vitin 2025, Arben Gashi i LDK-së deklaroi...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Juristja e mediave, Flutura Kusari, ka reaguar pas adresimit vjetor të presidentes, Vjosa Osmani në Kuvendin e Kosovës. Në adresimin e saj,...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se në bazë të informacioneve që ka marrë nga deputeti Palë Lekaj...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se buxheti për vitin 2025 nuk duhet të hidhet farë në votim....
    Lifestyle21 Nëntor 2024
    Komunikimi është thelbësor për një lidhje të shëndetshme, por shpesh mënyra se si flasim bëhet problem, jo mungesa e fjalëve. Shprehja famëkeqe...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka vendosur një mesazh në foltoren e Kuvendit të Kosovës. “Fitore Pacolli 200 mijë euro, gratë e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.