Skandalet e fundit në Francë kanë tronditur të gjithë.
Për të ka reaguar edhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani.
Përmes një statusi në rrjetin social Twitter, ajo ka thënë se se krime të tilla duhet të dënohen.
Sipas saj liria e shprehjes e toleranca fetare janë vlera të cilat duhet t’i shohim tek lulëzojnë në gjithë botën.
‘Liria e shprehjes dhe toleranca fetare janë vlera që ne i ushqejmë, kultivojmë dhe duam t’i shohim të lulëzojnë në të gjithë botën. Krimet skandaloze në Francë shkojnë kundër këtyre vlerave pa kompromis dhe ne të gjithë duhet t’i dënojmë ato. Terrorizmi dështon kur të gjithë qëndrojmë të bashkuar kundër tij’, ka shkruar Osmani.