×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani dekretoi 20 gjyqtarë me mandat fillestar, 12 prej tyre janë gra

    FrontOnline
    08 Prill 2025

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot 20 gjyqtarë të rinj me mandat fillestar, në bazë të propozimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Nga gjyqtarët e emëruar, 12 janë gra dhe 8 burra.

    Gjatë ceremonisë së betimit që u mbajt në Presidencë, gjyqtarët e rinj u zotuan se do t’i qëndrojnë besnik Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Kosovës, do të respektojnë etikën profesionale dhe do të ushtrojnë detyrën e tyre me integritet, profesionalizëm dhe paanshmëri.

    Presidentja Osmani në fjalën e saj theksoi rëndësinë e një sistemi të drejtësisë të pavarur dhe funksional për ndërtimin e një shteti demokratik dhe të suksesshëm.

    “Integiteti dhe profesionalizmi i gjyqtarëve janë shtyllat kryesore për garantimin e barazisë para ligjit dhe për forcimin e besimit të qytetarëve në institucionet e drejtësisë,” u shpreh ajo.

    Emërimi i gjyqtarëve të rinj pritet të kontribuojë në përmirësimin e efikasitetit të sistemit gjyqësor dhe në adresimin e rasteve të grumbulluara në gjykata.

    Nga Rubrika
    Lajme30 Prill 2025
    Në një kohë kur çdo votë deputeti ka rëndësi vendimtare, nëntë votat e Listës Serbe në Kosovë nuk po merren parasysh nga...
    Lajme30 Prill 2025
    Instituti GAP ka publikuar një raport, “Emigrimi dhe tregu i punës në Kosovë: Potenciali i papërdorur i fuqisë punëtore joaktive”, ku ndër...
    Lajme30 Prill 2025
    Instituti GAP ka publikuar një raport, “Emigrimi dhe tregu i punës në Kosovë: Potenciali i papërdorur i fuqisë punëtore joaktive”, ku ndër...
    Të tjera
    Lajme30 Prill 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përkujtuar sakrificën heroike të komandantit Ilaz Kodra dhe 29 bashkëluftëtarëve të tij, në 26-vjetorin e përjetësisë....
    Lajme30 Prill 2025
    Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj është deklaruar i pafajshëm lidhur me akuzën për hedhje të gazit lotsjellës...
    Artikull i Sponsoruar30 Prill 2025
    Kush thotë që për të pasur karburant cilësorë, duhet të shpenzosh shumë? Petrol Company e ka prishur atë mit, dhe ja se...
    Lajme30 Prill 2025
    Rreth orës 10:00, është pranuar një informacion në Policinë e Kosovës lidhur me dyshimet për një shpërthim në një veturë në parkingun...
    Kronika30 Prill 2025
    Një dëmtim  ka ndodhur tek vetura e U.D drejtorit të QKUK-së, Osman Hajdari , rasti ka ndodhur në parking të QKUK-së raporton...
    Lajme30 Prill 2025
    Luan Hasanaj, organizator i grupit “Asnjë Cent më Shumë”, ka reaguar  ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për  përjashtimin...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.