U.d. e Presidentes së Kosovës. Vjosa Osmani me propozimin e Ministrisë së Mbrojtjes, bazuar në Ligjin për Dhënien e Dekoratave, duke vlerësuar punën dhe angazhimin e në ruajtjen e paqes dhe mbështetjen për komponentën e sigurisë, ia ka ndarë Medaljen Presidenciale Ushtarake, ish-komandantit të KFOR-it gjeneralmajor Michelle Risi.
Në emër të gjeneralmajor Risi, medaljen e ka pranuar komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Franco Federici.
Të njëjtën dekoratë, u.d Presidentja Osmani ia ka ndarë edhe ish-këshilltarit, ushtarakut bilateral nga Republika e Italisë për Ministrinë e Mbrojtjes, kolonel Vincenzo Stella, të cilën në emër të tij, e ka pranuar gjeneralmajor Federici.
Medalja Presidenciale Ushtarake është dekoratë shtetërore e Kosovës, e cila u jepet ushtarakëve vendës e të huaj, të cilët kontribuojnë në cilësinë e aftësive ushtarake e të mbrojtjes së vendit.
Në ceremoninë e dekorimit të ushtarakëve italianë kanë marrë pjesë edhe ministri i Mbrojtjes, Anton Quni si dhe Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama.