×
  • Tenderët
  • Tenderët

    OSHP-ja jofunksionale/ Mbi 600 tenderë në vlerë prej 200 milionë €, të bllokuar

    FrontOnline
    07 Shkurt 2022

    Nga 30 marsi i vitit të kaluar 2021 e deri tash janë gjithsej 626 tenderë në vlerë rreth 200 milionë euro, të cilët janë bllokuar në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP).

    Shkak për këtë grumbullim kaq të madh të ankesave është mosfunksionalizimi i bordit të këtij institucioni, tash e gati një vit.

    “Ekspertët i kanë shqyrtuar të gjitha këto ankesa dhe kanë nxjerr aktet përcjellëse për të gjitha këto lëndë, të cilat janë pa vendime në mungesë të bordit”, thanë nga OSHP për “Front Online”.

    Disa javë më parë në Kuvendin e Kosovës dështoi për të dytën herë votimi për emërimin e pesë anëtareve të Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit.

    Si pasojë, Qeveria rihapi konkurs për të tretën herë, raporton “Front Online”.

    Në konkursin e hapur për përzgjedhjen e kryetarit dhe katër anëtarëve të OSHP-së, zyra e kryeministrit ka pranuar mbi 20 kandidatura.

    Nuk është hera e parë që Gjykata e Tenderëve jetë pa bord.

    Ngjashëm kishte ndodhur edhe në vitin 2016 dhe në vitet 2013/14.

    Bllokada 7 muajshe ishte bërë shkak i grumbullimit të një numri të madh ankesash, raporton “Front Online”.

    Si ato të 2016-s si ato të 2013/14-s nuk u trajtuan fare nga bordet që erdhën, ani se kishte tenderë që ishin nënshkruar jashtëligjshëm.

    Front Online ka raportuar për tenderë kur komunat nuk e kanë pritur fare shqyrtimin e tenderit nga ana e OSHP-së.

    Ajo e Gjakovës kishte nënshkruar një të tillë në vlerë 4 milionë euro, pavarësisht se eksperti i OSHP-së i kishte kërkuar që ta rikthejë në rivlerësim shkaku i disa shkeljeve./“Front Online”.

    Nga Rubrika
    Auto18 Dhjetor 2024
    Gazeta gjermane e biznesit Handelsblatt shkruan se Volkswagen po shqyrton lëvizjen e prodhimit të modelit Golf nga Wolfsburg në Meksikë, duke cituar...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Komuna e Kamenicës që udhëhiqet nga Kadri Rahimaj i Lëvizjes Vetëvendosjes ka shpërblyer me tender gati 2 milionësh konsorciumium “El-Bau” & “Eing...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka shpallur sot tenderin 56 milionësh ndërtimin dhe rindërtimin e stadiumeve në Ferizaj, në Pejë, në...
    Të tjera
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Një mërgimtar teksa nuk i kursente duartrokitjet për kryeministrit Albin Kurti, pati edhe ankesa për rrymë. Mërgimtari i cili kishte ardhur qe...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Doarsa Kica Xhelili, ka deklaruar se vetingu duhet të bëhet. Sipas saj, kjo temë duhet të...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Visar Azemi ka dalë në terren në Ferizaj, qytet që po përballet me...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Komuna e Jonikut ka instaluar sot kamerat publike në qytet. Këtë e bëri të ditur, kryetari i kësaj komune, Ruzhdi Shehu. Ai...
    Sport25 Dhjetor 2024
    Futbollisti i njohur i Interit dhe kampioni i botës, Benjamin Pavard, ka vizituar së fundmi Kosovën, duke kaluar disa ditë në Gjakovë...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi e ka kritikuar Qeverinë për subvencionet ndaj pensionistëve dhe fëmijëve, duke e cilësuar si...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.