Drejtoria e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Policinë e Kosovës ka arrestuar dy ish-drejtorë të Telekomit dhe dy zyrtarët të tjerë nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
E një nga të arrestuarit është Armend Osaj, fytyrë e njohur për publikun edhe për një arrestim të bërë vitin e kaluar.
Osaj ishte arrestuar edhe më 6 mars të vitit 2020, lidhur me një dyshim për nënshkrim të marrëveshjeve që dëmtonin Telekomin e Kosovës deri në 100 mijë euro, shkruan Reporteri.
Në një raport tregohet se Osajt dhe tre të tjerëve u ishin bastisur zyrat lidhur me këtë dyshim.
Atë botë, Osaj ishte drejtor dhe merrte pagë prej hiç më pak se 3 mijë e 529 eurosh. Pas këtij arrestimi, Osaj nuk ishte më pjesë e Telekom dhe sot u arrestua në cilësinë e ish-drejtorit.
Ndër të tjera, Osaj ka një afërsi me ish-deputetin e AAK-së, Gani Dreshaj, ku i arrestuari kishte punuar si drejtor në kompaninë e tij.
Sidoqoftë, Policia ka konfirmuar aksionin e sotëm duke potencuar se është bërë me urdhëresë të Gjykatës.
“Sot me 30 mars 2021, Policia e Kosovës, me urdhëresë të Gjykatës kompetente ka realizuar një operacion policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e katër personave të dyshuar, mbi dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare”, thënë Policia.