Ambasadori i Italisë në vendin tonë, Nicola Orlando, tha se vlerëson përgjegjësinë e treguar nga institucionet e Kosovës, ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryekuvendari, Kadri Veseli, duke bërë thirrje për qetësi.
“Unë vlerësoj përgjegjësinë e treguar nga institucionet e #Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli dhe thirrjet për qetësi dhe respektim të Ligjit. Kjo ka të bëjë me konstatimin e përgjegjësive individuale bazuar në zotimet ndërkombëtare të Kosovës, jo me UÇK-në dhe pavarësinë”, shkroi Orlando në Twitter.
I praise the responsibility shown, including by #Kosovo institutions, @HashimThaciRKS & @KadriVeseliKS, & calls for calm & respect of the Law.
This is about ascertaining individual responsibilities based on ?? international commitments, not about KLA & independence!
?????? https://t.co/QRjJaCG4jP
— Nicola Orlando (@nicolaorlando) November 6, 2020