Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando ka uruar qytetarët e Kosovës për inaugurimin e Kuvendit të ri.
“Urime Shtetit dhe qytetarëve të #Kosovës për inaugurimin e Kuvendit të ri. I uroj Kryetarit të ri Glauk Konjufca, nënkryetarëve të rinj dhe të gjithë deputetëve suksese në përgjegjësinë e tyre”, ka shkruar ai.