Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando ka treguar për deklaratën e përbashkët të shteteve të Quintit.
Orlando thotë se iu është bërë thirrje partive politike që të tregojnë përgjegjësi dhe të përfundojnë formimin e institucioneve për të adresuar sfidat pandemike dhe ekonomike. Ai ka ritheksuar se nuk ka kohë për të humbur.
“Në një deklaratë me kolegët e mi të Quintit ne u bëmë thirrje të gjitha partive politike që të tregojnë përgjegjësi dhe të përfundojnë formimin e institucioneve për të adresuar sfidat pandemike dhe ekonomike urgjente me të cilat përballet #Kosova. Siç kam thënë më parë, nuk ka kohë për të humbur”, ka shkruar Orlando në twitter.
In a statement with my Quint colleagues we called on all political parties to show responsibility and complete the formation of institutions to address the urgent pandemic and economic challenges that #Kosovo faces. As I said before, there’s no time to lose! https://t.co/E0Y7ixJqRM
— Nicola Orlando (@nicolaorlando) March 23, 2021