Nënsekretari Ivan Scalfarotto ka pritur sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, koordinatorin shtetëror për dialogun Kosovë – Serbi, Skënder Hysenin.
Për të cilin takim ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando tha se ka qenë një takim i frytshëm për lehtësimin e BE-së në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të përkrahur nga Italia dhe mbështetur nga Miroslav Lajçak.
“Sot, Nënsekretari, Ivan Scalfarotto priti në takim z. Skender Hyseni në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë. Ata patën një takim të frytshëm mbi dialogun mes #Kosovës dhe #Serbisë të lehtësuar nga BE-ja dhe mbështetjen e Italisë në përpjekjen e @MiroslavLajcak”, ka shkruar ai.