Aktori i falshëm i Hollivudit, Orlando Bloom ka folur për aksidentin që i ndodhi kur ishte 19 vjeç. “Rash nga kati i tretë dhe theva shpinën. Pata shumë fat që mbijetova, palca kurrizore më ishte e paprekur. Por mjekët më thanë se pas aksidentit mund të mos ecja më kurrë”, tha aktori në një video të postuar në Instagram. Orlando më pas iu nënshtrua një operacioni dhe pasoi një rikuperim të gjatë.
“Muajt pas aksidentit ishin jashtëzakonisht të vështirë. Unë kam qenë gjithmonë fizikisht aktiv dhe papritur më është dashur të pushoj. Dhimbja ishte e padurueshme”, ka pranuar aktori.
Më herët në profilin e tij në Instagram, ai ka postuar një foto duke ecur me biçikletë pas aksidentit të ndodhur në vitin 1998./FrontOnline/