Oriola Marashi është një prej modeleve më joshëse, por edhe më të suksesshme.
Modelja nga Shqipëria është mjaft aktive në rrjetet sociale përmes të cilave tregon për projektet e reja dhe përditshmërinë.
Jo rrallë herë ajo sjell imazhe dhe video provokuese në të cilat fokusi kryesor është tek linjat e saj joshëse për të cilat njihet dhe komentohet vazhdimisht.
Edhe në një paraqitje që ka bërë së fundi, Oriola ka ekspozuar format në një veshje me plot stil.
Modelja e njohur shihet e veshur me një trupore me ngjyrë të zezë dhe stampim leopard, teksa dukej në formë të mrekullueshme.
Ndërkohë, Oriola po vazhdon të jetë e angazhuar me projekte të shumta për marka të veshjeve, kryesisht jashtë Shqipërisë.
Ndryshe, sa i përket jetës private, modelja muaj më parë i dha fund lidhje me futbollistin nga Gjakova, Eros Grezda.