×
  • Sport
  • Sport

    Oriola Marashi i jep fund fejesës në distancë me futbollistin nga Kosova, modelja anulon planin për dasmë dhe nis jetë të re në Itali

    FrontOnline
    08 Maj 2021

    Modelja Oriola Marashi dhe futbollisti që mori famë si lojtar i Kombëtares, Eros Grezda, i kanë dhënë fund fejesës. Dyshimet për një krisje të mundshme të marrëdhënies të tyre lindën, pasi ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale, ndërkohë që kohët e fundit ishin bërë shumë aktivë me postimet nga lidhja e tyre.

    Por miqtë e tyre tregojnë se ata janë ndarë, duke prishur planin që kishin bërë për martesë. Ndryshe nga Erosi, Oriola ka harruar të fshijë fotot me Erosin që nga koha kur u fejuan rreth muajit qershor të vitit të kaluar 2020.

    Pas fejesës, ata u vendosën në Kroaci për të bashkëjetuar dhe vendimi për t’u fejuar erdhi pas muajve të karantinës, që i kaluan bashkë në shtëpinë e futbollistit 25-vjeçar.

    Arsyeja e prishjes së fejesës ka qenë distanca dhe keqkuptimet për shkak të largësisë, duke qenë se Oriola nuk dëshiron të lërë karrierën si modele. Prej disa vitesh, ajo ka lidhur kontratë me firmën prestigjoze amerikane “GUESS”, për të cilën ka sfiluar dhe ka realizuar herë pas here sete për fushata të ndryshme.

    Këto kohë, ajo është vendosur në Itali, ku dhe është parë afër miqve të huaj, ku dhe ka shfaqur talentin e saj si këngëtare gjatë një feste me stafin e “Guess”. Në atë festë ajo këndoi me ta “Shallw” të Lady Gaga dhe Bradley Cooper, video që tregoi se jeta e saj ka marrë tashmë një tjetër drejtim larg Erosit.

    Lajmi për prishjen e fejesës vjen dy muaj, pasi festoi ditëlindjen e 25-të, kur urimin më të bukur e mori nga Erosi. Ai kishte gjetur mënyrën për ta surprizuar ish-partneren, duke mbledhur një grup fotosh nga udhëtimet e tyre dhe momentet e përbashkëta për t’i thënë që e do dhe për ta uruar në mënyrë unike.

    Oriola ndau edhe disa momente nga festa e ditëlindjes, por si gjithmonë e rezervuar për të mos ndarë shumë me ndjekësit për këtë 25-vjetor. Futbollisti, krahas kolazhit të fotove, shkruante: “Urime ditëlindjen! Të dua zemër!”, por në distancë, pasi larg njëri-tjetrit i gjeti edhe ndërrimi i viteve.

    Eros ndau i pari një foto krah Oriolës, ku shiheshin të dy të veshur mjaft elegantë, duke shkruar: “2020 nuk ishte fare e bukur, por ti ma bëre speciale. Të dua!”.

    Nga ana tjetër, Oriola ndau një foto ku shiheshin të dy në avion, duke parë një film e të kapur për dore. “Gëzuar Vitin e Ri Eros Grezda! Lutjet e mia janë gjithnjë për ty! Të dua!”, shkroi modelja krah fotos.

    EROSI I ORIOLËS, SI I DËSHTOI PLANI PËR MARTESË

    Po le të ndalojmë pikërisht te sekreti i mbajtjes së një lidhje të fortë si kjo në distancë dhe dështimi i planit. Sekretin e kishte Eros në duart e tij. Ai është i pari që i bëri dedikime publike Oriolës në rrjetet sociale, duke i dhënë asaj siguri të plotë, edhe pse ishin larg. Madje, që nga dalja hapur së bashku, nuk numërohen sa herë ai i ka thënë publikisht Oriolës “Të dua!”.

    Pak kohë më parë qarkulluan lajme se pandemia Covid-19 pengoi planet e tyre për martesë. Në kohën që nisën të qarkullonin këto fjalë, Eros Grezda në anën profesionale nuk po kalonte një moment të mirë, pasi nuk u grumbullua nga trajneri Edi Reja me Kombëtaren Shqiptare, por e kundërta mund të thuhej për jetën personale.

    Sulmuesi duket shumë i dashuruar me modelen, madje ajo nisi të bënte dhe provat e para me fustanet e nusërisë për të parë se cili i përshtatej më shumë. Çifti i kaloi pushimet e verës së kaluar bashkë në Kroaci, shoqëruar me postimin e fotove nga Grezda, ndërkohë që po bënim plane të mëdha për të ardhmen e tyre.

    Oriola Marashi postoi disa imazhe si “vajzë fshati”, e veshur me një fustan të shkurtër, që i nxirrte në pah linjat e saj.

    “A je e dashuruar me këtë?”, shkroi modelja në përshkrimin e fotove, ku duket pranë disa frutave. “Jam i dashuruar me ty”, i komentoi futbollisti.

    “Sa me fat!”, ia ktheu modelja. Prej pak kohësh, ata e mbajtën marrëdhënien e tyre të fshehtë, madje u përfolën edhe për një ndarje, por nuk vonoi shumë dhe u rikthyen më të dashuruar se kurrë pranë njëri-tjetrit.

    Më pas, modelja postoi disa foto në “Instagram”, ku shfaqej e shtrirë në rërë e, siç duket, futbollisti nuk i rezistoi dot dhe la një koment.

    “Fuego fuego”, shkruante ai me emojin e flakës dhe një zemër të kuqe, duke treguar kështu se i kishin lënë pas zënkat. Sipas miqve të tyre, mes çiftit plasi xhelozia, duke e tensionuar lidhjen dhe duke krijuar probleme.

    Por pajtimi erdhi, funksinoi për pak dhe ja ku ndodhi përsëri ndarja. Kujtojmë që modelja Oriola Marashi dhe ish-futbollisti i Kombëtares jetuan bashkë ca kohë në Zagreb të Kroacisë.

    Oriola dhe Erosi u lidhën para dy vitesh, ndërkohë që romanca e tyre u zbulua plotësisht gjatë karantinës, kur ata publikonin foto nga e njëjta shtëpi, duke u treguar ndjekësve se izolimin po e kalonin bashkë.

    Në një intervistë për “Wake up”, Eros Grezda zbuloi se ishte në një lidhje me Oriola Marashin dhe se ishte i lumtur. Por duket se pas kësaj njohjeje, opsioni për famë si modele në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kishte rënë poshtë modeles, që ka studiuar për Kanto në Universitetin e Arteve.

    Pasi bashkëpunoi me markën e njohur “Guess” si imazh, duket se ajo e kishte pezulluar këtë profesion, pasi zgjodhi t’i dedikohej 100 për qind lidhjes me Erosin. E tani pas ndarjes shihet sërish me stafin e “Guess”, gati për një kapitull të ri në Itali.

    Edhe pse njihet si fotomodele, shumë pak e dinë që ajo ka studiuar për soprano dhe për një kohë të gjatë njihej si vajza OTR. Në një nga intervistat e fundit, rrëfeu se ka gati një dekadë që merret me muzikë e që u përkushtohet notave muzikore, që nga Liceu Artistik e deri në Universitetin e Arteve.

    Muzikën dhe modelingun i ka ushtruar paralelisht që në moshë të vogël, e ndërkaq, nëse do t’i duhej të zgjidhte mes të dyjave, ajo do t’i thoshte “po” muzikës. Pasi u njoh me Eros Grezdën, ai e bindi të hiqte dorë nga ëndrra amerikane dhe e mori me vete në Kroaci.

    E ndërkohë që Oriola e kishte konfirmuar lidhjen në mënyra të ndryshme, më vonë ishte Eros ai që e pranoi publikisht lidhjen e tij, pasi mori konfirmimin e prindërve. Kështu pas intervistës së tij në “Wake Up”, Oriola ndau më vonë në “Instagram” foton e parë me Erosin, të cilit i kishte vendosur një emoji me zemra në fytyrë.

    Kujtojmë që çifti kaloi së bashku ndërrimin e viteve 2019-2020 dhe ditët e para të Vitit të Ri, festë që e pasoi ditëlindja e 25-të e Erosit./Panorama/

    Nga Rubrika
    Sport16 Nëntor 2024
    Një tjetër skandal ka ndodhur në Bukresht, në ndeshjen Rumani – Kosovë. Pjestarët e Kombëtares rumune kanë tentuar ta sulmojn fizikisht futbollistin...
    Sport16 Nëntor 2024
    Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani ka dalë në konferencë për media pas vendimit për të mos u kthyer në fushë ndaj Rumanisë....
    Sport16 Nëntor 2024
    Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda dhe kapiteni Amir Rrahmani kanë dalë në konferencë për media pas vendimit për të mos vazhduar ndeshjen...
    Të tjera
    Sport15 Nëntor 2024
    Lojtarët e Kosovës kanë vendosur të lëshojnë fushën pas provokimeve dhe thirrjeve raciste nga tifozët ultras të Rumanisë kur ndeshja ishte në...
    Vip15 Nëntor 2024
    Xuxi i ka kërkuar falje vëllait të Xhenetës, Xhaferit, lidhur me deklaratën e tij për familjen, dhe ia ka falur! “Hallall ta...
    Vip15 Nëntor 2024
    Xuxi ka përqafuar Xhenetën dhe vëllain e saj që erdhi në shtëpinë më të famshme në vend. Të dy ia pranuan kërkimfaljen...
    Vip15 Nëntor 2024
    Vëllai i Xhenetës, Xhaferi, ka hyrë brenda shtëpisë më të madhe në vend duke iu drejtuar Xuxit për fjalët që ky tha....
    Vip15 Nëntor 2024
    Vëllai i Xhenetës, Xhaferi, ka hyrë në shtëpi për të takuar motrën e tij. Xheneta ishte e ngrirë me komandë nga ‘Vëllai...
    Vip15 Nëntor 2024
    Xuxi ka kërkuar falje Xhenetës lidhur me deklaratën e tij për familjen kësaj të fundit. Xuxi, i cili i ka thënë Xhenetës...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.