Janë arrestuar katër persona në Zhur të Prizrenit, njofton Policia e Kosovës.
Siç raporton policia në një lokal të mbyllur të dyshuarit kishin zhvilluar lojëra ilegale të fatit.
Policia njofton se në atë lokal janë sekuestruar valigje me qipa për poker, letra të pokerit, 1700 euro para të gatshme, fletore me emra të lojtarëve dhe shumat e paguara për bixhoz dhe 6 telefona celularë.
Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se njësitë policore në një lokal i cili kishte qenë i mbyllur i kanë hasë të dyshuarit, në atë lokal janë zhvilluar lojëra të fatit. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi se në atë lokal janë zhvilluar lojëra të fatit si: valigje me qipa për poker, letra të pokerit, 1700 euro para të gatshme, fletore me emra të lojtarëve dhe shumat e paguara për bixhoz dhe 6 telefona celularë. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, bërë të ditur policia./Front Online