Një i dyshuar është arrestuar për shkak se të premten në lokalin e tij në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj kishte organizuar një aheng me 80 persona.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se personi është i arrestuar për veprën penale “mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë”.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./FrontOnline/