×
  • Sport
  • Sport

    Organizimi i Kampionatit Evropian Shqipëri-Serbi, Duka: Njëherë folëm me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut

    FrontOnline
    30 Shtator 2024

    Shqipëria dhe Serbia, do të jenë organizatorët e Kampionatit Evropian në futboll në kategorinë U21.

    Vendimi zyrtar do të jepet më 16 dhjetor nga UEFA.

    Kjo çështje bëri bujë të madhe në trojet shqiptare, duke u kundërshtuar në masë të madhe.

    Për këtë ka folur edhe kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

    Duka tha se për këtë projekt fillimisht kishte folur me drejtuesit e federatave të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

    Sipas tij, ata kishin deklaruar se nuk kishin mundësi të merrnin pjesë në organizim.

    “Ne paraprakisht kemi biseduar me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, por nuk i kanë pasur mundësitë. Pra diskutimi i parë ka qenë me këto dy vende. Krerët e dy federatave kanë thënë se ne nuk mund të jemi pjesë e këtij projekti. Pastaj kemi vazhduar më tutje. Është normale që të ketë mendime të ndryshme, duke pasur parasysh historikun. Projekti është sportiv, ne bashkëpunojmë me Federatën serbe dhe jo me shtetin serb, Policinë a dikë tjetër. Ne nuk jemi duke amnistuar historinë. Nuk është mirë ngjyrimi politik i futbollit”, ka thënë Duka për RTK-në transmeton Klankosova.tv

    “Arsye e bashkëpunimit me një shtet tjetër, përkatësisht me shtetin e Serbisë është mungesa e infrastrukturës. Benefit për Shqipërinë, organizimi i këtij aktiviteti është që Kombëtarja U21 merr pjesë në këtë organizim pa marrë pjesë në kualifikime, arsye tjetër është infrastruktura”, ka thënë Duka.

    Apliko online për kredi në IBAS, përfito subvencionim nga Qeveria
    Nga Rubrika
    Sport30 Shtator 2024
    Lamine Yamal vazhdon të ketë të gjithë vëmendjen te ai, me yllin 17-vjeçar të Barcelonës që vijon të shkëlqejë ndeshje pas ndeshje...
    Sport30 Shtator 2024
    Finalja e Kupës së Botës FIFA 2026 do të ketë një Halftime Show të stilit Super Bowl të prodhuar nga Global Citizen,...
    Sport30 Shtator 2024
    Gazmend Demolli është fitues i garës “Zymi 2024”, e fundit për Kampionatin e sivjetmë të Kosovës në disiplinën malore. Demolli i Prishtina...
    Të tjera
    Lajme30 Shtator 2024
    Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka deklaruar se përballja me Serbinë, s’është vetëm betejë politike, por luftë për sovranitetin dhe të...
    Lajme30 Shtator 2024
    Përafërsisht 200 personel nga Forcat Aleate të Reagimit (FAR), forcë kjo e sapokrijuar e NATO-s, do të vendosen në Ballkanin Perëndimor nga...
    Lajme30 Shtator 2024
    Shefi i Grupit të Këshilltarëve Komunalë, njëherësh nënkryetar i Degës së LDK-së në Gjilan, z. Avdyl Aliu ka thënë se pavarësisht se...
    Lajme30 Shtator 2024
    Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri Albin Kurti u mirëpritë në një organizim madhështor nga mërgata në Qendrën Kulturore...
    Lajme30 Shtator 2024
    Për shkak se dëshmitari Refki Kryeziu gjendet jashtë vendit, ka dështuar sërish seanca e paraparë për të hënën, në Gjykatën Themelore në...
    Bota/Rajoni30 Shtator 2024
    Shefi i diplomacisë në Serbi, Marko Gjuriq, tha se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për hetimet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.