×
  • Lajme
  • Lajme

    Organizatat për mbrojtjen e fëmijëve iu dërgojnë deputetëve propozimet për Projekt Kodin Civil

    FrontOnline
    08 Tetor 2020

    Deputetëve të Kuvendit të Kosovës iu janë dërguar propozime për Projekt Kodin Civil me qëllim rregullimin e kapitullit për mbrojtjen e fëmijëve pa përkujdes prindëror.

    Propozimet për Projekt Kodin Civil është dërguar nga koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, Zyra e UNICEF në Kosovë, SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë dhe Organizata për Fëmijët pa Kujdes Prindëror – OFAP, kanë adresuar drejt deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës propozimet për Projekt Kodin Civil.

    Nëpërmjet një komunikate për media nga KOMF thuhet se format e mbrojtjes së posaçme të fëmijëve pa përkujdesje prindërore, ku përfshihet kujdestaria, strehimi familjar, rezidencial dhe adoptimi, kanë nevojë për plotësime dhe ndryshime.

    “Format e mbrojtjes së posaçme të fëmijëve pa përkujdes prindëror, siç janë kujdestaria, strehimi familjar, strehimi rezidencial dhe adoptimi, kanë nevojë për plotësime dhe ndryshime. Po ashtu nevoja për forma të reja të mbrojtjes së fëmijëve pa përkujdes prindëror, sikurse Jetesa e Pavarur e Mbikëqyrur, është më se e domosdoshme”, thuhet në komunikatën për media.

    Po ashtu thuhet se adoptimi si formë e mbrojtjes së fëmijëve pa përkujdes prindëror përgjatë zbatimit të tij në praktikë ka hasur në shumë vështirësi

    “Adoptimi si formë e mbrojtjes së fëmijëve pa përkujdes prindëror përgjatë zbatimit të tij në praktikë ka hasur në shumë vështirësi. Më shqetësuese nga të gjitha mbeten afatet e pa përcaktuara ligjore, e si rrjedhojë vonesat në nxjerrjen e vendimeve për adoptim të cilat krijojnë rrethana që mund të cenojnë zhvillimin e fëmijëve në pritje të procedurave për adoptim. Po ashtu, legjislacioni aktual nuk definon llojet e strehimit familjar, nuk rregullon dhe nuk parasheh forma të mbrojtjes në lidhje me të drejtat dhe nevojat e fëmijëve që janë pa përkujdes prindëror dhe të cilët kanë nevojë për përkujdesje shtetërore të mëtejshme pas arritjes së moshës 18 vjeçare. Si shembull i cili duhet potencuar është kur fëmija pa përkujdes prindëror arrin moshën 18 vjeçare, sipas legjislacionit në fuqi duhet të largohet nga familja strehuese. Në pamundësi që fëmija të qëndrojë në familjen e njëjtë strehuese pas moshës 18 vjeçare, Organi i Kujdestarisë është i detyruar ta vendosë fëmijët në Institutin në Shtime, gjë që ndikon negativisht në mirëqenien e përgjithshme të fëmijës. Po ashtu çështje të ndërlidhura me strehimin rezidencial, e sidomos strehimin me bazë në komunitet për fëmijët pa përkujdes prindëror kanë nevojë të rregullohen tutje në Projekt Kodin Civil”, thuhet në komunikatë.

    Me qëllim të hartimit të propozimeve për Projekt Kodin Civil, në komuniktaë është potencuar se organizatat e lartshënuara kanë zhvilluar një seri konsultimesh publike për të sjellë qëndrimet e akterëve kyç të shoqërisë civile dhe akterëve të institucioneve publike lidhur me hartimin e Projekt Kodit Civil, me fokus në mbrojtjen e fëmijëve.

    Këto konsultime kanë mundësuar sjelljen e diskutimeve në mes të akterëve kryesorë të fushës dhe kanë ofruar mundësi për ti dhënë zë pikëpamjeve të shoqërisë civile, institucioneve publike dhe grupeve të interesit, duke hartuar kështu propozimet për mbrojtjen e fëmijëve pa përkujdes prindëror në kuadër të Projekt Kodit Civil. Propozimet kanë për qëllim mbrojtjen dhe përmirësimin e situatës së fëmijëve pa përkujdes prindëror. Për më tepër, propozimet synojnë që të kemi një Kod Civil gjithëpërfshirës dhe sa me praktik dhe lehtë të zbatueshëm nga institucionet publike dhe organizatat tjera duke krijuar kështu mekanizma të fuqishëm në mbrojtjen e fëmijëve si dhe rritjen e llogaridhënies të institucioneve përgjegjëse për zbatimin e ligjit”, thuhet mes tjerash në komunikatën për media.

    Nga Rubrika
    Lajme09 Janar 2025
    Një veturë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë, e që fatmirësisht nuk ka të lënduar....
    Lajme09 Janar 2025
    Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka kritikuar qeverinë aktuale të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje duke e...
    Lajme09 Janar 2025
    Eksperti i Sigurisë, Burim Ramadani, ka thënë në “Pressing” të T7, se para Vitit të Ri, edhe Bondsteel është përfshirë në ndërprerjen...
    Të tjera
    Vip09 Janar 2025
    Artistja e njohur, Rina Balaj ka publikuar një fotografi me ish-reperin Fero. Ajo këtij imazhi ia ka bashkëngjitur edhe një mbishkrim të...
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Dy persona kanë përfunduar në spital pas një sherri të ndodhur në rrugën “Ndre Mjeda” në Tiranë. Policia ka njoftuar se një...
    Sport09 Janar 2025
    Rezistuan deri në minutën e 63-të. Vedat Muriqi me shokë nuk patën më shumë forcë për ta përballuar Real Madridin. Këta të...
    Lajme09 Janar 2025
    Nesër do të jetë dita e fundit e legjislaturës së 8-të në Kuvendin e Kosovës, e rrjedhimisht të premten do të shpërndahet...
    Vip09 Janar 2025
    A mendon se publiku të ka marrë inat për nominimin e Drilonit me Gjesti? Ishte pyetja e parë për Leo-n  në darkën...
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se arsyeja e vetme pse nuk ka shkuar të takojë Ilir Metën në burg...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.