×
  • Lajme
  • Lajme

    Organizata “Reforma” paralajmëron protestë për mospërfshirjen Fakultetit të Arteve në konkursin e bursave

    FrontOnline
    03 Nëntor 2019

    Këshilli Studentor i Fakultetit të Arteve, që udhëhiqet nga Organizata studentore “Reforma”, ka bërë të ditur se e kundërshton vendimin diskriminues të MASHT-it për konkursin e bursave, për studentët e Universitetit të Prishtinës.

    Ata përmes një komunikate për media kanë bërë të ditur se të hënë nga ora 13:00 do të mbajnë protestë para Ministrisë së Arsimit, për të shprehur pakënaqësitë për mos përfshirjen e Fakultetit të Arteve në konkursin për bursa

    Të hënën me datë, 04.11.2019, nga ora 13:00 para Ministrisë së Arsimit, do ta kundërshtojmë përmes një aktiviteti simbolik (protestë) për të shprehur pakënaqësinë tonë për mos përfshirjen e Fakultetit të Arteve në këtë konkurs për bursa.

    “Ne jemi kundër që në këtë mënyrë të diskriminohen studentët e dalluar të cilët kanë arritur rezultate të larta në studimet e tyre, ky konkurs për bursa i shpallur nga Ministria e Arsimit është shqetësim për ne, duke mos e përfshirë Fakultetin e Arteve i cili është mjaft specifik dhe saktësohet mirë edhe me rregullore dhe statut të Universitetit të Prishtinës”, thuhet në njoftim.

    Ata thonë se duke ditur se shpenzimet në këtë Fakultet janë mjaftë të larta dhe nganjëherë edhe të pa përballueshme për studentët, të cilët deri në vitin e kaluar kanë shfrytëzuar mundësinë e tyre për bursë nga ministria e Arsimit, e cila ka qenë një mbulesë dhe lehtësim i madh për rimbursimin e mjeteve të shpenzuara gjatë studimeve.

    “Ku mbetën premtimet e Ministrit të Arsimit se buxheti për bursa do të rritet nga viti në vit, tani po del e kundërta, duke e stër-minimizuar numrin e ndarjes së bursave për studentët e dalluar, kjo si duket është shfrytëzuar më shumë për parafushatë elektorale dhe fare nuk i shohin si prioritet vullnetin dhe stimulimin e studentëve që të arrijnë rezultate të shkëlqyera në studime. Ne nuk jemi kundër kritereve, jemi kundër faktit që nuk ka gjithpërfshirje. Prioriteti i fundit për Ministrin e Arsimit është studenti”, ka thënë ai.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Deri në dy orë po vijojnë pritjet për të hyrë nga Jarinja në Kosovë. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kombëtar, edhe te...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme bore deri të mërkurën, ndërsa nga e enjtja...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, ku janë përfshirë tri automjete. Si pasojë...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në Muçibabë po zgjasin një orë. E në...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Një 69-vjeçar ka humbur jetën sot në Korçë, pasi ka rënë nga rimorkio e traktorit. Policia ka bërë të ditur se 69-vjeçar...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj...
    Hulumtime22 Dhjetor 2024
    Real Madridi ka kaluar në epërsi ndaj Sevillas, në kuadër të xhiros së 19-të në LaLiga. Golin e ka shënuar kush tjetër...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Instituti Demokratik i Kosovës, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimit, ky kryeministri Albin Kurti dha njoftimin se Ministria e Financave po ndan për...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Sot, në një bashkëbisedim të zhvilluar në Gjilan me veteranë të UÇK-së dhe pensionistë të FSK-së,  kandidati per deputet i  PDK-se ,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.