Komuna e Kamenicës është duke u ndihmuar në vazhdimësi nga donatorë të ndryshëm.
Kësaj here organizata “Qendresa Kosovare” ka dhuruar donacion 20 karroca multi-funksionale për pastrim, të cilët do të dedikohen për shkolla.
I pari i komunës, Qëndron Kastrati u shpreh mirënjohës ndaj organizatës për bashkëpunimin.
“Faleminderit organizatës “Qendresa Kosovare”. Kolegëve tanë që kanë detyrën më të rëndësishme, ruajtjen e higjienës dhe shëndetit të nxënësve, u kemi siguruar karrocat multi-funksionale që do ju shërbejnë për mirëmbajtjen e hapësirave shkollore. U jemi mirënjohës organizatës në fjalë për bashkëpunimin e kolegëve punë të mbarë!”, tha Kastrati.
Ndërsa menaxheri i organizatës “Qendresa Kosovare”, Samir Salihu duke falënderuar kryetarin Kastrati për bashkëpunimin, ka thënë se është kënaqësi t’i ndihmohet atyre që kanë nevojë.
“Është gjithmonë kënaqësi t’iu dalim në ndihmë atyre që kanë nevojë, sidomos në këtë kohë të pandemisë kur gjithçka është shumë e nevojshme, falënderoj kryetarin për bashkëpunimin”, tha Salihu.