Europen Democrat Students, organizata më e madhe studentore Europiane, i ka dalë në mbështetje, kandidatit për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Paris Guri.
Në postimin e tyre në Facebook, EDS thotë se janë të lumtur për përkushtimin e tij të palëkundur për fuqizimin e të rinjve dhe bërjen e zërit të tyre që të dëgjohet në Kosovë.
‘’Parisi ka punuar pa u lodhur për të hapur dyer të reja për të rinjtë, duke siguruar që ata të mos jenë vetëm pjesëmarrës, por drejtues kryesorë të së ardhmes. Si një lider në Forumin e Rinisë së LDK-së, ai ka promovuar gjithëpërfshirjen, ka nxitur inovacionin dhe është përballur me sfidat reale që përjetojnë të rinjtë, duke ofruar zgjidhje praktike dhe me vizion’’, thuhet në postimin e tyre.
Tutje EDS thotë se mezi pret që ta shohin, se si ai vazhdon të ngrisë standardet për lidershipin rinor në Kosovë.