×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Organizata Botërore e Tregtisë: Tarifat e Trumpit do ta përmbysin tregtinë botërore këtë vit

    FrontOnline
    17 Prill 2025

    Organizata Botërore e Tregtisë (OBT), ka paralajmëruar se tarifat e presidentit amerikan, Donald Trump do ta përmbysin tregtinë ndërkombëtare këtë vit, duke ulur rritjen ekonomike globale.

    Institucioni me bazë në Gjenevë thotë se më parë kishte pritur që tregtia e mallrave të zgjerohej me 2.7% këtë vit. Mirëpo, tani si rezultat i politikës tregtare të Uashingtonit, OBT-ja parashikon një rënie prej 0.2%, raporton The Guardian.

    Duke paraqitur parashikimet, drejtoresha e përgjithshme e OBT-së, Ngozi Ikonjo Iweala, ka thënë se ajo është veçanërisht e shqetësuar për “shkëputjen” midis SHBA-së dhe Kinës.

    Ajo ka thënë se tregtia midis dy rivalëve gjeopolitikë pritej të bjerë me 81% – 91% pa përjashtime për produktet teknologjike si telefonat inteligjentë, duke thënë se kjo do të ketë “pasoja të mëdha”.

    “Perspektiva për tregtinë globale është përkeqësuar ndjeshëm për shkak të rritjes së tarifave dhe pasigurisë së politikës tregtare,” paralajmëron OBT.

    Ajo kishte parashikuar më parë rritje të PBB-së globale prej 2.8% për vitin 2025, por tani pret një rritje më të dobët prej 2.2%.

    SHBA-ja ka vendosur tarifa prej 10% për të gjitha importet, me norma shumë më të larta për Kinën që arrijnë në 145%, dhe në sektorë të veçantë duke përfshirë veturat dhe çelikun.

     

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni27 Maj 2025
    Presidenti amerikan, Donald Trump ka kritikuar sërish homologun e tij rus Vladimir Putin, duke thënë se ai po luan me zjarrin. Në...
    Bota/Rajoni27 Maj 2025
    Një aksion i koordinuar ndërmjet Europolit, autoriteteve holandeze dhe atyre gjermane ka rezultuar me arrestimin e 18 personave, të cilët dyshohet se si...
    Bota/Rajoni27 Maj 2025
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar uruar popullin shqiptar për zgjedhjet e parlamentare të mbajtura më 11...
    Të tjera
    Lajme27 Maj 2025
    Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka reaguar me tone të ashpra pas aksionit të sotëm të...
    Lajme27 Maj 2025
    Prokuroria Speciale e ka konfirmuar se Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci po vazhdon të intervistohet, në cilësinë e të pandehurit....
    Bota/Rajoni27 Maj 2025
    Një aksion i koordinuar ndërmjet Europolit, autoriteteve holandeze dhe atyre gjermane ka rezultuar me arrestimin e 18 personave, të cilët dyshohet se si...
    Lajme27 Maj 2025
    Deputeti Partisë Demokratike të Kosovës, Altin Krasniqi, i cili është djali i Jakup Krasniqit, ka thënë se ai nuk do ta votojë...
    Lajme27 Maj 2025
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arjeta Abazi, për FrontOnline ka folur pas situatës së krijuar në Kuvendin e Kosovës, duke fajësuar...
    Lajme27 Maj 2025
    Familja e Ajup Ejupit, një qytetar nga fshati Zym i Dragashit, ka bërë një thirrje publike i cili ndodhet në gjendje të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.