×
  • Lajme
  • Lajme

    ORCA dënon tendencat e ndërhyrjeve në UP

    FrontOnline
    05 Tetor 2020

    ORCA ( Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim) ka reaguar pasi Këshilli Drejtues të UP-së nuk ka aprovuar prorektorët e propozuar nga rektori Naser Sahiti, transmeton Front Online.

    Pas mbledhje së mbajtur të enjtën, Këshilli  Drejtues ka miratuar vetëm një prorektor, profesor Mimoza Ibrani, ndërkaq pa asnjë arsyetim ka shtyrë votimin për propozimet tjera të rektorit.

    Këte veprim ORCA e konsideron si ndërhyrje në menaxhment të UP-së nga ana e Këshillit Drejtues dhe Ministrit të Arsimit përmes përfaqësuesve të tij në Këshillin Drejtues dhe kjo përbën shkeljen e ndarjes së pushteteve në UP mes Këshillit Drejtues, Rrektoratit dhe Senatit, thuhet në ragimin e tyre.

    Reagimi i plotë

     

    ORCA: Dënojmë tendencat e ndërhyrjeve në UP

     

    Prishtinë, 05.10.2020

    ORCA është e shqetësuar me manovrat e Këshillit Drejtues të UP-së, i cili nuk ka aprovuar prorektorët e propozuar nga rektori Naser Sahiti. ORCA rikujton se rektori i ri është zgjedhur në një proces të monitoruar nga shoqëria civile dhe i cili është shënuar pa asnjë vërejtje.

    Në mbledhjen e së enjtes (1 tetor 2020) kur ishte paraparë të aprovohet propozimi i rektorit për prorektorë, Këshilli Drejtues ka miratuar vetëm një prorektor, profesor Mimoza Ibrani, ndërkaq pa asnjë arsyetim ka shtyrë votimin për propozimet tjera të rektorit. Këtë veprim ORCA e sheh si tentativë për ndërhyrje në menaxhment të UP-së nga ana e Këshillit Drejtues dhe Ministrit të Arsimit përmes përfaqësuesve të tij në Këshillin Drejtues dhe kjo përbën shkeljen e ndarjes së pushteteve në UP mes Këshillit Drejtues, Rrektoratit dhe Senatit.

    ORCA beson se në parim është e drejtë e rektorit të zgjedhë ekipin e tij siç edhe do të jetë përgjegjësi e tij performanca e tyre. ORCA pret nga Këshilli Drejtues që refuzimin e mundshëm të ndonjë propozimi ta justifikojë dhe ta paraqesë para publikut për ta njohur atë me mangësitë akademike apo etike të prorektorëve të refuzuar. Ndërkohë, ORCA thekson se të gjithë prorektorët e propozuar nga rektori Naser Sahiti i justifikojnë titujt akademik për sa i përket numrit të punimeve shkencore të nevojshme për titujt përkatës akademikë.

    Nga Rubrika
    Lajme09 Janar 2025
    106 mijë e 924 është numri i qytetarëve që jetojnë në mërgatë e që janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e...
    Lajme09 Janar 2025
    Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24 orësh ka njoftuar se gjatë kësaj kohe kanë ndodhur 44 aksidente me dëme materiale,...
    Lajme09 Janar 2025
    Është zvogëluar koha e pritjeve në pikat kufitare të Kosovës. Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar,  duke...
    Të tjera
    Lajme09 Janar 2025
    Është zvogëluar koha e pritjeve në pikat kufitare të Kosovës. Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar,  duke...
    Lajme09 Janar 2025
    Policia e Kosovës, mbrëmjen e kaluar ka arrestuar një person në Prishtinë, i cili dyshohet ndër tjerash edhe për përgatitje të veprave...
    Lajme09 Janar 2025
    Një person është shoqëruar në stacionin policor në Mitrovicë të Veriut më 8 janar për veprën penale falsifikim i dokumentit. Në raportin...
    Lajme09 Janar 2025
    Një person është arrestuar në Suharekë pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar. Në vendin e ngjarjes...
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Shpallja e nominimeve të ardhshme për Oscar 2025 po vonohet. Votimi i Akademisë filloi të mërkurën në mëngjes që anëtarët të hedhin...
    Lajme09 Janar 2025
    Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i vendosur pranë ambasadës në Kosovë sot do të valojë në gjysmështizë. Kjo për arsye...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.