×
  • Lajme
  • Lajme

    ORCA: Universiteti i Gjakovës, i dyti për integritet akademik

    FrontOnline
    02 Dhjetor 2020

    Ndonëse nuk është i dyti për nga madhësia apo për nga buxheti, Universiteti i Gjakovës del i dyti për nga cilësia e integritetit akademik të stafit mësimdhënës në programet e akredituara të Fakultetit të Mjekësisë, Filologjisë dhe Edukimit.

    ORCA sot ka publikuar raportin për integritetin akademik dhe publikimin shkencor në Universitetin e Gjakovës duke shfrytëzuar teknologjinë e cila mundësoi që një ngjarje e tillë të mbahet në rrethana të pandemisë.

    Nga 26 profesorë në Universitetin e Gjakovës në programet aktive të akredituara, 17 prej tyre apo 65% nuk i justifikojnë titujt akademikë sipas kriterit të punimeve shkencore si autor i parë apo korrespondent. Për krahasim, mosjustifikimi i titujve në Universitetin e Prishtinës në vitin 2019 është 55%, në Universitetin e Pejës 70% dhe në Universitetin e Prizrenit 64%.

    Prej 26 profesorëve nga tri fakultetet me programe të akredituara, 14 apo 54% nuk kanë asnjë punim të publikuar si autor i parë apo korrespondent. Ndërkohë që në Universitetin e Prishtinës janë 186 profesorë apo 39% që nuk kanë asnjë punim të botuar, në Universitetin e Prizrenit janë 31 apo 55% dhe në Universitetin e Pejës janë 22 profesorë apo 66%.

    Fakulteti me më së shumti punime në revista shkencore është Fakulteti i Mjekësisë. Numri total i punimeve në këtë fakultet është 66, me mesatarisht 9.4 punime për kokë profesori. Krahasimisht, në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës janë 7.09 punime për kokë profesori në vitin 2019.

    Në Universitetin e Gjakovës, mesatarja e punimeve të vlefshme për avancim, pra si autor i parë apo korrespondent, është 2.3 punime për kokë profesori. Në Universitetin e Prishtinës janë 3.06 punime për kokë profesori si autor të parë ose korrespondent, në Universitetin e Prizrenit janë 0.98,  dhe në Universitetin e Pejës janë 0.7.

    Linku i raportit: http://orca-ks.org/wp-content/uploads/2020/12/Integriteti-akademik-ne-Universitetin-e-Gjakoves.pdf

    Nga Rubrika
    Lajme18 Nëntor 2024
    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka bërë tashmë një reagim specifik mbi raportimet se është e përfshirë ne skandalet financiare si...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Veprimtari i LDK-së, Halil Geci, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti takim, raporton Gazeta Blic. Këtë e ka bërë përmes një postimi...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Java në vazhdim do të pasohet me ndryshime drastike të motit dhe kushte ekstreme që do të përfshijnë mbase edhe pjesën dërmuese...
    Të tjera
    Vip18 Nëntor 2024
    Një debat i ashpër gjatë vikendit është zhvilluar mes Xuxit, Drenushës, ku më pas u përfshi edhe Vullneti. I gjithë ky debat...
    Sport18 Nëntor 2024
    Kosova ka shënuar fitore ndaj Lituanisë me rezultat 1-0, në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve. Ndeshja...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur sonte akuza të rënda ndaj kryeministrit aktual, Albin Kurti. Ai ashpër ka theksuar se Kurti...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Sot në Prishtinë u mbajt mbledhja e përbashkët e dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Në mesin e shumë...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, sonte ka publikuar emrat e disa anëtarëve të partive si LDK, PDK, por...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka hapur një tender në vlerë 10 mijë euro për blerje të hapësirës mediale në TV Nacionale....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.