Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, njofton se është takuar me Gresa Caka-Nimanin, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese, ku folën për rolin jetik të gjykatës në mbrojtjen e të drejtave dhe parimeve themelore.
Në një postim në platformën X, Orav shton se duke theksuar rëndësinë e pavarësisë së këtij institucioni, vuri re se sundimi i ligjit është thelbësor për rrugën e Kosovës drejt BE-së.