-->
×
  • Lajme
  • Lajme

    Orav: Dialogu Kosovë-Serbi nuk ka vdekur

    FrontOnline
    28 Mars 2025

    Në një kohë kur shumë njohës të rrethanave politike vlerësojnë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka humbur drejtimin dhe është “klinikisht i vdekur”, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka një qëndrim ndryshe.

    Ambasadori Orav ka theksuar se dialogu nuk mund të cilësohet si i vdekur, pavarësisht sfidave dhe ngërçeve që ka hasur ndër vite.

    “Në një mënyrë, nuk është as klinikisht e as ndryshe i vdekur. Ky është një hap i rëndësishëm, apo më saktë, një proces midis Serbisë dhe Kosovës, i cili ka filluar që në vitin 2013 nën lehtësimin e Bashkimit Evropian, atëbotë të zonjës Ashton. Ai ka vazhduar, po, me disa momente më pozitive, ndoshta edhe me momente negative, por që të thuhet që është klinikisht i vdekur, assesi. Dialogu është fort gjallë, e ndër shembujt më të mirë të kësaj është Peter Sorensen, që ishte këtu, si dhe që do të vijë prapë, si dhe nën udhëheqjen e Përfaqësueses së Lartë (Kaja Kallas v.j.), që shpresoj se do të vijë edhe ajo, së shpejti besoj”, tha Orav.

    Ai ka shprehur pritshmëri të larta për ndikimin që do të ketë angazhimi i Sorensenit në këtë dialog dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës.

    “Besoj që zakonisht ajo që ndodh është që kur njerëz të rinj marrin përsipër punën, sigurisht që kanë energji e entuziazëm të ri, e kështu besoj që do të ndodhë edhe me z. Peter Sorensen. Ai ishte këtu para disa ditësh e po ashtu në Beograd, ku po bën pyetje dhe pastaj shpresoj shumë që do të kthehet me ndonjë lloj propozimi. Ndërkohë, dialogu, apo më mirë të thuhet procesi i normalizimit, është tejet i rëndësishëm për të dyja palët, Kosovën dhe Serbinë, sepse nuk mund ta imagjinoj se si do të mundeshin Kosova apo Serbia të hynin në Bashkimin Evropian pa normalizimin e marrëdhënieve të tyre”, shtoi Orav.

    Ndihma financiare e Bashkimit Evropian për Kosovën është ngushtë e lidhur me procesin e dialogut dhe zbatimin e marrëveshjeve që palët kanë arritur, megjithatë Orav ka thënë se dialogu është kusht për integrimin e të dyja vendeve në BE.

    “Bashkimi Evropian është synimi për të dyja, Serbinë dhe Kosovën. Dialogu është kusht, apo parakusht, ndërsa ndihma financiare, apo paratë tona, janë thjesht vegël për të ndihmuar, për të ndihmuar në kryerjen e reformave dhe për të ndihmuar edhe palët që të përgatiten për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, nënvizoi ambasadori Orav.

    Në këtë kuadër, ai ka përmendur Planin e Rritjes të Bashkimit Evropian, një program që ka një fond të konsiderueshëm për të mbështetur vendet e Ballkanit Perëndimor në realizimin e reformave dhe për t’i ndihmuar ato të ecin drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Sipas Orav, megjithëse disa vende të rajonit kanë përfituar tashmë nga ky plan, Kosova ende nuk ka pranuar ndihmën financiare për shkak të mungesës së ratifikimit nga Kuvendi i Kosovës.

    “Kosova nuk e ka përfituar ende. Nuk ka ndonjë problem tjetër përveç që nuk është konstituuar Kuvendi. Kurdo që të konstituohet, Kuvendi duhet të ratifikojë marrëveshjen e huasë. Kjo pra është arsyeja se pse paratë nuk kanë ardhur ende nga ky Plan i Rritjes”, tha Orav.

    Sa i përket masave ndaj Kosovës, ai ka përmendur Peter Sorensenin, që ka qenë këtu, si dhe faktin që në të gjitha takimet e tij, për tri ditë me radhë, ai ka dëgjuar nga homologët e Kosovës, qofshin ata në qeveri apo në opozitë, apo udhëheqës biznesesh e OJQ, për sa i përket situatës me masat, apo edhe pritshmëritë që Bashkimi Evropian t’i heqë ato masa sa më shpejt.

    “Pra, këtë mesazh e ka marrë me vete në Bruksel tashmë”, tha shefi i BE-së.

    Ai ka thënë se çështja e të pagjeturve është një prej prioriteteve në dialog dhe e ka vlerësuar tejet të rëndësishme marrëveshjen midis kryenegociatorëve të Serbisë dhe Kosovës, dhjetorin e kaluar, për të formuar një komision të përbashkët për personat e pagjetur.

    “Tani, duhet ta çojmë këtë punë përpara. Këtu, në Kosovë, kolegët tanë nga EULEX-i janë duke punuar tejet ngushtë me palët homologe në Institutin e Kosovës për Mjekësi Ligjore, ndërsa Zyra jonë e BE-së këtu përpiqet sa më shumë që është e mundur, ashtu që zërat e atyre familjeve që kanë persona të pagjetur, të afërmit e tyre, të dëgjohen qartësisht, e dua të bëjmë çdo gjë të mundur që ky Institut të ketë të gjitha mjetet për të kryer këtë punë. Ka qenë problem tejet i madh për më shumë se 1600 familje, që kanë të afërm të pagjetur, e që kanë të drejtë të dinë të vërtetën, çfarë ka ndodhur, pse, si dhe në këtë drejtim, të mund të ecin përpara. Kështu, ky është njëri prej shembujve pozitive të asaj se çfarë mund të arrihet me dialog”, deklaroi Orav në intervistën në RTK2, transmeton RTKlive.

    Ai ka shprehur shpresën që nuk do të ketë vonesa në krijimin e qeverisë së re të Kosovës pas certifikimit të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

    “Për ne e rëndësishme është që kjo qeveri të jetë stabile, të jetë partnere e mirë për ne, ashtu që të përmbushë premtimet, si dhe që të kryejë punë, sepse është e vetmja mënyrë në të cilën mund të ecet përpara drejt Bashkimit Evropian”, tha shefi i Zyrës së BE-së.

    Duke folur për mbylljen e institucioneve paralele që punojnë nën sistemin e Republikës së Serbisë dhe nëse kjo çështje mund të diskutohet në dialog, Orav ka thënë se institucionet e udhëhequra nga Serbia në Kosovë janë qartësisht çështje për dialog.

    “Këtë e kemi theksuar shumë e shumë herë, në bisedat tona me politikanët e këtushëm, por po ashtu disa herë e kemi thënë edhe publikisht. E dimë sigurisht që sa kjo çështje ndikon njerëzit në zonën në fjalë. Ndërkohë, ka shumë marrëveshje, shumë kërkesa, për të cilat të dy qeveritë janë pajtuar, pra të dyja palët duhet të realizojnë ato që i kanë dakorduar. Këtu, për sa i përket palës serbe, do të doja të theksoj që Serbia ka premtuar të mos pengojë Kosovën në hyrjen e saj në organizata ndërkombëtare, e këtu më së pari flas për Këshillin e Evropës”, tha Orav.

    Nga Rubrika
    Lajme01 Prill 2025
    Një granatë dore ka shpërthyer mesnatën e së hënës në Zveçan, ku cak i sulmit ishin zyret e Postës së Kosovës. E...
    Lajme01 Prill 2025
    Bajrush Xhemaili, Sekretar për Politika Programore në PDK ka folur për FrontOnline për seancën konstituive të Kuvendit dhe mundësinë për formimin e...
    Lajme01 Prill 2025
    Trafiku Urban ka njoftuar që të gjithë udhëtarët që vijnë nga qytetet e tjera të Kosovës dhe mbërrijnë në Stacionin e Autobusëve...
    Të tjera
    Bota/Rajoni01 Prill 2025
    Policia e Dibrës ka nisur procedimin penal ndaj administratorit të një kompanie interneti, pasi një punonjës 31-vjeçar humbi jetën ditën e hënë,...
    Lajme01 Prill 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pasi sulmit që iu bë Postës së Kosovës në Zveçan. Ai thotë se sulmet e...
    Lajme01 Prill 2025
    Qeveria në detyrë ka refuzuar të japë dorëheqje një ditë para certifikimit të rezultateve siç edhe e parasheh ligji. Sipas Kurtit qeveria...
    Lajme01 Prill 2025
    Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe sot në Lybeniq, duke nderuar kujtimin e dhjetëra civilëve shqiptarë të vrarë nga forcat...
    Lajme01 Prill 2025
    Dy kosovarë të akuzuar për mashtrimin e amerikanëve janë ekstraduar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Njoftimi u bë i ditur nga...
    Lajme01 Prill 2025
    Sot gjatë ditës pritet të publikohet dekreti për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës. Kështu tha për Klankosova.tv Bekim Kupina, këshilltar për...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.