×
  • Auto
  • Auto

    Opsioni i ri i Google ju ndihmon ta gjeni titullin e një kënge duke e kënduar atë

    FrontOnline
    16 Tetor 2020

    Motori i kërkimit, Google ka sjellë një mjet “Shazam for humming”, duke lejuar këdo që të gjejë cili është titulli i këngës pas një melodie ose fragmenti që ju ka mbetur në mendje.

    Për të përdorur opsionin e ri, hapni versionin tuaj më të fundit (pra, të azhornuar), të aplikacionit Google, prekni ikonën e mikrofonit dhe thoni “What’s this song?”, ose klikoni në butonin “Search a song”.

    Fishkëlleni ose këndoni melodinë për të paktën dhjetë sekonda. Sistemi i inteligjencës artificiale do të kërkojë në bazën e tij të të dhënave për t’ju prezantuar me një listë të këngëve të mundshme.

    “Një mënyrë e thjeshtë për ta shpjeguar është se melodia e një kënge është si gjurma e gishtit: Secili ka identitetin e vet unik”, tha Krishna Kumar, një Menaxher i Lartë i Produkteve në Google Search.

    “Kur ju kërkoni një melodi në Google, modelet tona të të mësuarit makinerik e shndërrojnë audion në një sekuencë të bazuar në numra që përfaqëson melodinë e këngës. Modelet tona janë trajnuar për të identifikuar këngët, bazuar në një larmi burimesh, duke përfshirë njerëz që këndojnë, fishkëllima ose gumëzhitje, si dhe regjistrime në studio”.

    Aparna Chennapragada, një nënkryetare e Google që zbuloi opsionin e ri, tha se njerëzit e pyesin Google “cila këngë është kjo” gati 100 milionë herë çdo muaj ose kërkojnë fraza teksti që t’ju shfaqet kënga.

    Udhëto shpejt dhe sigurt nga Prishtina drejt Köln me PrishtinaTicket
    Nga Rubrika
    Auto23 Maj 2025
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat nga tregtia e jashtme e mallrave në Kosovë që tregojnë për një...
    Auto17 Maj 2025
    Volkswagen planifikon të heqë gradualisht emërtimin ID. dhe shifrat apo shkronjat në emrat e automjeteve elektrike. Që nga viti 2026, kompania synon...
    Auto16 Maj 2025
    Bugatti Bolide është një hiperveturë sportive e destinuar vetëm për pistë – diçka që ndjeshëm ndryshon nga një veturë klasike. Bugatti është...
    Të tjera
    Kronika25 Maj 2025
    Në Mitrovicë të jugut janë arrestuar dy persona, pasi të njëjtit kanë kanosur zyrtarët policor në kryerje të detyrës. Policia e Kosovës...
    Lajme25 Maj 2025
    Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, gjatë ditës së djeshme i ka përmbledhur shkurtimisht...
    Lajme25 Maj 2025
    Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, për FrontOnline ka komentuar vendimet e Qeverisë së Kosovës në detyrë,...
    Bota/Rajoni25 Maj 2025
    Ish-presidenti amerikan, Joe Biden mori pjesë të premten në ceremoninë e diplomimit të nipit të tij. Kjo ishte paraqitja e tij e...
    Lajme25 Maj 2025
    Pavarësisht se ndodhet në mandat teknik, Qeveria e udhëhequr nga kryeministri në detyrë Albin Kurti ka vazhduar të marrë vendime me peshë...
    Lajme25 Maj 2025
    Deputetët e zgjedhur do të mblidhen sërish sot në përpjekjen e 21-të me radhë për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës. Kjo seancë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.