×
  • Lajme
  • Lajme

    Opozita: VV e pranoj fajin me mos pjesëmarrjen në Kuvend, po frikësohen nga aferat korruptive

    FrontOnline
    25 Tetor 2024

    Partitë politike të Kosovës që aktualisht janë në opozitë, kanë thirrur një seancë të jashtëzakonshme, e cila është mbajtur dje e ku për temë diskutimi kishin ‘’skandalet dhe keq menaxhimi në KEK’’.

    Në këtë seancë refuzoj të shkonte Lëvizja Vetëvendosje, subjekti më i madh politik në vend, njëherit edhe parti që udhëheq me qeverinë e vendit.

    Për opozitën kosovare, mospjesëmarrja e VV-së në këtë seancë, po shihet si pranim i fajësisë në njërën anë dhe ikje nga ballafaqimi i argumenteve me skandalet e krijuara nga ta në anën tjetër.

     

    Berisha për ikjen e VV-së nga seanca e jashtëzakonshme: Po ikin nga përballja me gjetjet e tyre

    Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, për FrontOnline, e konsideron moskurajo dhe ikje nga ballafaqimi me gjetjet e tyre, mos pjesëmarrjen e VV-së në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.

    ‘’Mos kurajo e pozitës për t’u përballur me deputetët dhe pretendimet tona në seanca të jashtëzakonshme për çështje të caktuara. Ata nuk do të marrin pjesë se do të përballën me të gjitha gjetjet e krimit të organizuar dhe korrupsionit’’ tha ai.

    Berisha, potencon se pozita (VV) po tenton ta izoloj opozitën me mos pjesëmarrjen e saj në seancat e Kuvendit.

    ‘’Pozita po tenton ta izoloj opozitën me mungesë të tyre ne seanca që t’i pengoj që mos t’i nxjerr shkeljet e keqpërdorimet që po ndodhin në këtë qeverisje’’ shprehet ai.

    Për të, VV po tenton të vë nën kontrolle dhe të i manipuloj gjitha keqpërdorimet.

    ‘’Të gjithë hetuesit që janë marr me hetimet e kësaj qeverie sot janë ndërruar këtu kemi të bëjmë me një regjim që tenton ta mbajë nën kontroll dhe manipuloj krejt keqpërdorimet e dëmet që po i bënë vendit’’ deklaroj Berisha.

     

    LDK: VV me ikjen nga seanca e pranoj fajin

    Zëdhënësi dhe deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, për FrontOnline, mos pjesëmarrjen e VV-së në seancën e jashtëzakonshme që u mbajt dje në Kuvend e konsideron si pranim të fajësisë.

    ‘’Jo vetëm ikje nga e vërteta por edhe pranim i fajësisë kur është dikush fajtor ikë nga debati përndryshe do të ishin aty për të debatuar për pafajësinë e tyre’’ thotë Mustafa për FrontOnline.

    Sipas tij, mos pjesëmarrja e VV-së në seancat e fundit, tregojnë në mënyrë publike se kanë pranuar fajin e tyre.

    ‘’ Fakti që s’janë në 3,4 seanca plenare që thirren nga opozita për të diskutuar tema të caktuara tregon që në mënyrë publike kanë pranuar fajësinë e tyre’’ tha zëdhënësi i LDK-së.

     

     

    AAK: VV po mundohet ti’u ik debateve me opozitën, Qeveria e parë që ia dyfishoj çmimin e rrymës qytetarëve

    Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj,  për FrontOnline, thotë se VV dhe Qeveria Kurti, me mos pjesëmarrjen në seancat e Kuvendit të Kosovës, po mundohet të i ik debatit të ballafaqimit me opozitën.

    ‘’Kjo qeveri po ikë nga skandalet e një pas njëshme në sektorin e energjetikës dhe sektorët e tjerë po mundohen me ju ikë debateve me opozitën se kanë premtuar shumë dhe janë po këta që e kanë shkatërruar çdo sektorë duke përfshirë edhe atë të energjisë’’ thotë ajo.

    Kadrijaj, potencon, se Kurti kishte premtuar uljen e çmimit të rrymës, por është e vetmja Qeveri që e ngriti atë.

    ‘’Kurti pati deklaruar se posa vjen në pushtet do ta ulë çmimin e rrymës por e vetmja Qeveri është që e ka dyfishuar çmimi’’ deklaroj ajo.

    Për të ka shumë skandale e keqpërdorime në KEK nga kjo Qeveri.

    ‘’Ka shumë skandale e keqpërdorime në KEK nga kjo Qeveri’’ tha ajo.

     

     

    Humolli për VV-në: Papërgjegjësi totale, nuk e kuptojnë dallimin mes institucionit e parties politike

    Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, thotë se mos pjesëmarrja e VV-së në seancë, tregon papërgjegjësinë e saj, pasi që sipas tij ky subjekt politik nuk e kupton çka është institucioni e çka është partia politike.

    “Po shihet papërgjegjësia e VV-së nuk e kupton çka është institucioni, dallimin mes partisë politike dhe Kuvendit është nënçmim i elektoratit të vetë’’ thotë ai.

    Humolli, Qeverinë Kurti e quan shkurtë pamëse. duke thënë se nuk po di të bëjë dallime.

    ‘’Qeveria është shkurt pamëse dhe nuk e dinë që lufta është brenda partive politike e nuk e kupton që Kosova është mbikëqyrje të madhe ndërkombëtare dhe një luftë politike me faktorë të ndryshëm ndërkombëtar që duhet të jemi më të përgjegjshëm që me ju tregu që ne e duam më shumë Kosovën se ata”, tha Humolli për FrontOnline.

     

     

     

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme25 Tetor 2024
    Zëdhënësi dhe deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, për FrontOnline, mos pjesëmarrjen e VV-së në seancën e jashtëzakonshme që u mbajt dje në...
    Lajme25 Tetor 2024
    Sindikata e Policisë së Kosovës njofton se në rajonin e Prizrenit tek Qendra Sportive “Sezai Surroi” në Prizren, sot dhe nesër organizohen...
    Lajme25 Tetor 2024
    Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, sot në Sarajevë do të takohet me anëtarët e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës....
    Të tjera
    Vip25 Tetor 2024
    Xheneta është pyetur nga publiku që a ka ndjenja për Gjestin. Përgjigjja e saj ishte e prerë. “Jo. mendoj që e kanë...
    Vip25 Tetor 2024
    “Kush sipas teje po luan lojë të dyfishtë brenda shtëpisë?”, kjo ishte njëra nga pyetjet e publikut për Vullnetin. Ky i fundit...
    Vip25 Tetor 2024
    Aria tregoi se kush sipas mendimit të saj duhet të dalë nga shtëpia nesër. Përgjigjja e saj ishte e shkurtër, duke treguar...
    Vip25 Tetor 2024
    Ashpërsohet gjuha e debatit në mes Besfortit dhe Rezit Gjatë darkës së të nominuarëve ka plasur debati mes Besfortit dhe Rezit. Ata...
    Lajme25 Tetor 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira gjatë ditës, ndërsa në orët e mëngjesit mund të ketë mjegull...
    Vip24 Tetor 2024
    Ofendimet nuk u kursyen as gjatë darkës së nominimeve të sontshme. Rezi i tha Gresës që i vjen aromë e keqe dhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.