Opozita ka bërë të ditur se nuk kanë ndryshuar qëndrim sa i përket ligjit për rimëkëmbjen, raporton Gazeta Express.
Rrjedhimisht, PDK dhe LVV’ja nuk do të votojnë këtë pako as në seancën e sotme.
Deputeti i LVV’së Hekuran Murati ka thënë se Vetëvendosje me këtë veprim po synon ruajtjen e shtetit.
“Ne vazhdojmë të kemi qëndrimin e njëjtë, ne vazhdojmë të ruajmë shtetin, ne vazhdojmë ta mbajmë qëndrimin e njëjtë, ne mendojmë që zgjidhja duhet të bëhet ndryshe, shembullin e kanë”, tha Murati.
Deputeti i PDK’së, Abelard Tahiri ka thënë se PDK’ja nuk ndryshon qëndrimin e saj.
“Republika e Kosovës ka nevojë për koordinim opozitë pozitë, mirëpo, si opozitë këtë gatishmëri nuk e kemi parë nga Qeveria, PDK’ja nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj”, ka thënë Tahiri.
https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/260845925260685/