×
  • Lajme
  • Lajme

    Opozita në Serbi: Procesi i normalizimit me Kosovën i vështirë me Vuçiqin

    FrontOnline
    06 Janar 2025

    Një pjesë e opozitës në Serbi pret që viti 2025 të sjellë mundësi për një rifillim në dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, por shpreh skepticizëm lidhur me ndryshime thelbësore.

    Problemi kryesor, sipas tyre, qëndron në faktin se dialogu është bërë peng i tensioneve politike të brendshme në të dyja vendet. Ata theksojnë se është e nevojshme të braktiset politika populiste dhe të përqendrohet vëmendja te masat konkrete që do të përmirësojnë sigurinë dhe jetën e përditshme të komunitetit serb në Kosovë, por edhe të gjithë qytetarëve.

    “Ne mendojmë se të gjitha marrëveshjet e arritura duhet të zbatohen. Planin franko-gjerman e shohim si interesin më të mirë për qytetarët, veçanërisht për serbët që jetojnë në Kosovë. Ky është një rrugëtim i sigurt drejt BE-së për të dyja palët, ku vijat kufitare do të bëhen të parëndësishme, sepse qytetarët do të jetonin më mirë. Pa zbatimin e marrëveshjeve të arritura nuk ka perspektivë evropiane”, tha Aleksandër Radovanoviq nga Lëvizja e Qytetarëve të Lirë.

    Profesoresha e universitetit dhe politikane e opozitës, Biljana Stojkoviq, vlerëson se me udhëheqjen aktuale politike në Serbi procesi i normalizimit do të jetë i vështirë të përparojë.

    “Me Aleksandër Vuçiqin do të jetë e vështirë, të paktën jo në mënyrë publike. Deri tani, ai ka vepruar gjithçka në fshehtësi, por tani kërkohen hapa më të hapur. Në thelb, ai ka bërë shumë, por do të vonojë shpalljen e atyre hapave. Pyetja është nëse ai dëshiron standarde evropiane dhe demokraci. Mendoj se për Serbinë, për komunitetin serb në Kosovë, por edhe për gjithë Ballkanin Perëndimor, do të ishte më mirë të arrijmë marrëveshje dhe të hyjmë së bashku në BE, ku kufijtë nuk do të jenë vendimtarë”, tha Biljana Stojkoviq nga koalicioni së Bashku.

    Siç thekson opozita, pa zbatimin e marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë dhe, mbi të gjitha, pa respektimin e të drejtave të komuniteteve, nuk do të ketë përparim drejt Bashkimit Evropian. Ata konkludojnë se korniza aktuale e negociatave përdoret për qëllime politike, ndërsa qytetarët mbeten peng i statuskuosë në të dyja vendet./RTK

    Nga Rubrika
    Lajme07 Janar 2025
    Për të mërkurën parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe atyre të mëngjesit, të ketë kohë pas kohe reshje lokale...
    Lajme07 Janar 2025
    Në shkollat e kryeqytetit nuk do të ketë më ndërrim të tretë. Kështu ka deklaruar Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës,...
    Lajme07 Janar 2025
    Profesori universitar, Bujar Dugolli, nuk sheh prishje të raporteve Kosovë-SHBA. Ai në Pressing në T7 tha se mosmarrëveshje mes dy vendeve ka...
    Të tjera
    Lajme07 Janar 2025
    Shitësi Abdurrahman Memaj, i cili u lëndua nga shpërthimi i mjeteve piroteknike në Prizren në natën e ndërrimit të motmoteve, u dërgua...
    Vip07 Janar 2025
    Largimi i Gjestit nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova gjatë spektaklit të fundit “Prime” ka sjellë emocione të forta dhe lot...
    Lajme07 Janar 2025
    Njëzetë minuta është pritja e veturave për të dalë nga Kosova në pikëkalimin kufitar të Dheu i Bardhë, ndërsa 05-10 minuta te...
    Vip07 Janar 2025
    Vullneti në një bisedë me Xhenetën u shpreh se kjo e fundit nisi të ketë ndjenja për Gjestin tek para një ose...
    Bota/Rajoni07 Janar 2025
    Një aksident automobilistik ka ndodhur rreth orës 19:20, në aksin rrugor Peshkëpi-Vlorë. Një 31-vjeçar kinez, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se...
    Lajme07 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet, të mërkurën, ku do ta miratojë edhe fletën e votimit për zgjedhjet e 9 shkurtit....

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.