Komuna e Lipjanit ka vendosur që të mos dekorohet qyteti për këtë fundvit.
E për këtë ka reaguar Ermal Gashi, sekretar organizativ i AAK-së në Lipjan.
Ai përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka thënë se ky vendim nuk është i duhuri, pasi siç thotë Gashi, nuk është vetëm ky qytet i prekur nga virusi Covid-19.
“Vendimi i komunës për mos dekorimin e qytetit në Lipjan nuk është i duhuri, sepse nuk është vetëm ky qytet i prekur nga virusi Covid-19 por është pandemi botërore”, shkruan Gashi.
Tutje ai thotë se ne duhet të mësohemi ke këtë situatë.
“Situata e vështirë ka përfshirë gjithë njerëzimin, ne duhet të mësohemi të jetojmë me këtë situatë dhe ta përballojmë nën dritat dhe magjinë që sjellin festat e fundvitit!”, thuhet tutje në reagimin e tij.