×
  • Lajme
  • Lajme

    Opozita kërkon rritjen e pagave, deputeti i VV-së thotë se rritja e pagave nuk ka qenë premtim i Kurtit por ka ndodhur

    FrontOnline
    13 Shtator 2024

    Kryeministri i vendit në  fillim të mandatit ka thënë se ai nuk ka ardhur në pushtet me premtimet për rritje të pagave, siç kanë bërë Qeveritë e kaluara, por megjithatë kreu i ekzekutivit ka thënë se pagat do të rriten

    Në lidhje me një mundësi rritjeje të pagave përgjatë këtij mandati për FrontOnline janë deklaruar deputetë nga pozita e opozita.

    Deputeti Haliti: Rritja e pagave ka ndodhur në shumë sektorë

    Enver Haliti, deputet nga Lëvizja  Vetëvendosje (VV), ka deklaruar për Front Online se rritja e pagave nuk ka qenë një premtim i qeverisë, por ka ndodhur në mënyrë të dukshme në shumë sektorë gjatë këtij mandati. Sipas Halitit, kjo rritje është konsideruar solide dhe ka përfshirë një gamë të gjerë sektorësh, duke reflektuar përkushtimin e qeverisë për përmirësimin e kushteve të punës dhe jetesës.

    “Së pari nuk ka qenë premtim rritja e pagave, por rritja ka ndodhur edhe atë një rritje solide në shumë sektorë”,tha Haliti.

    Pal Lekaj: Qeveria “Kurti” mbetet kampione e gënjeshtrave mbi premtimet elektorale

    Në anën tjetër, Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka kritikuar ashpër qeverisjen e Kurtit, duke e akuzuar atë për “kampione të gënjeshtrave” në lidhje me premtimet elektorale.

    Lekaj ka vlerësuar për Front Online se qeveria është duke  mbyllur mandatin me një përmbushje të ulët të premtimeve, vetëm 20-30%, dhe e ka kritikuar për manovrimin e premtimeve mbi rritjen e pagave.

    “Qeveria Kurti mbetet kampione e gënjeshtrave mbi premtimet elektorale. E dhimbshme dhe e çuditshme që ky pushtet po mbyll mandatin me shumë pak punë, zhvillim, e suksese, ku në përgjithësi kanë realizuar vetëm 20-30% të premtimeve elektorale”, tha Lekaj.

    Ai ka theksuar se vendimet ad hoc të marra në fund të mandatit nuk i përmbushin interesat e qytetarëve dhe se AAK ka kërkuar vazhdimisht një pagë minimale prej 450 eurosh dhe një koeficient prej 129 eurosh, kërkesa të cilat nuk janë marrë parasysh për shkak të “inateve politike”.

    “Premtimi mbi rritjen e pagave është manovruar nga kjo qeveri, ndërsa tani në fund po marrin vendime ad hoc që nuk ju përshtaten interesave dhe kërkesave të qytetarëve. Ne si AAK kemi kërkuar në vazhdimësi që Paga minimale në vend të jetë 450 euro, dhe që vlera e Koeficientit të jetë 129 euro, por që nuk janë marrë parasysh për shkak të inateve politike”, u shpreh deputeti Lekaj.

    Lekaj ka akuzuar Qeverinë Kurti për përpjekjet për të manipuluar qytetarët me vendime mbi rritjen e koeficientit dhe pensioneve në prag të zgjedhjeve, duke e konsideruar këtë një përpjekje për të vonuar dhe mashtruar qytetarët.

    “Tani para zgjedhjeve, Qeveria Kurti do të shfrytëzojë momentumin që të mashtrojë e stimulojë qytetarët dhe punonjësit publik, me një vendim mbi rritjen e koeficientit dhe pensioneve, e që ka mundur ta marrë para 3/4 viteve. Qytetarët këtë rritje të koeficientit dhe pensioneve duhet ta kuptojnë si zvarritje e vjedhje nga Qeveria që është dashur t’ia mundësojë para shumë kohësh e jo në kohë fushate”, përfundoi Lekaj.

    Ferat Shala: Nuk  përjashtohet mundësia që Kurti ta luajë kartën e fundit elektorale me rritje pagash

    Ferat Shala nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka thënë për Front Online se shpreson se Qeveria do t’i rrisë pagat, duke e parë këtë si një mundësi për të kompensuar mungesën e arritjeve të tjera të premtuara.

    Shala ka vënë në dukje se në një situatë ku Qeveria nuk ka përmbushur premtimet e tjera, mund të përdorë rritjen e pagave si një strategji elektorale për të rritur mbështetje dhe për të manipuluar opinionin publik.

    ‘’Besoj dhe shpresoj që Qeveria do të rrisë pagat pikërisht për faktin se i mungojnë të gjitha të arriturat tjera të premtuara dhe tanimë i vetmi aset i ka mbetur të operojë me financa dhe paranë publike e në këtë relacion edhe nuk përjashtohet mundësia që ai ta luajë kartën e fundit elektorale me rritje pagash”, përfundoi Shala./Front Online

     

    Nga Rubrika
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ditë më parë ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me një delegacion të lartë nga MCA Kosova,...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Gjykata Themelore në Gjakovë  ia ka caktuar masën e paraburgimit pre tridhjetë (30) ditësh P. B, i dyshuar për tentim vrasje. Rasti...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Ilir Tahiri ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka vizituar Komunën...
    Të tjera
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Pikëkalimet kufitare kanë filluar të ngarkohen edhe më shumë për shkak të rritjes së fluksit të ardhjes së diasporës në vend. Pritjet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë sot në profilin e tij zyrtar një pjesë të fjalimit të tij të mbajtur në...
    Hulumtime21 Dhjetor 2024
    Përballja në kryeqytet mes Prishtinës dhe Malishevës, u mbyll pa gola. As njëra e as tjetra skuadër nuk arriti të bëjë asgjë...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Në qytetin qendror gjerman të Magdeburgut, njerëzit dhe shërbimet e urgjencës janë mbledhur në numër të madh për të vendosur lule për...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Sara ka biseduar me Drilonin rreth situatës së tyre brenda Big Brother VIP Kosova 3. Ajo ia tha troç Drilonit se “unë...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar me Çmimin “Grand Excellence 2024” nga Qendra Albanian Excellence, për angazhimin e saj të palëkundur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.