×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Opozita dyshon në marrëveshjen e KEDS-it me Elektroserverin: Po zbatohet Zajednica, ky është skenar i ri

    FrontOnline
    13 Dhjetor 2023

    Kompania serbe “Elektrosever”, ka nënshkruar kontratë për energjinë me kompaninë kosovare për Distribuimin e Energjisë Elektrike (KEDS).

    Përmes kësaj marrëveshjeje parashihet që të bëhet furnizimi me energji elektrike për komunat me shumicë serbe në veri të Republikës së Kosovës.

    Dakordimi i tillë pas 13 vitesh, për deputetin Ferat Shala është dyshuese.

    Deputeti i PDK-së, njëherit kryetar i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala për Front Online ka thënë se ka filluar implementimi i të ashtuquajturës “Zajedincë”.

    “Dyshimet tona janë se kjo marrëveshje po realizohet pikërisht në kohën e fillimit të implementimit gradual të marrëveshjes së Ohrit, gjegjësisht të produkteve që vijnë nga marrëveshjet e Brukselit. Në esencë çfarë po ndodhë sot, një marrëveshje pas 13 vitesh fillon juridikisht së implementuari në kohën kur po diskutohet tek çështja e Bashkësisë së Komunave Serbe, dhe baza jon e dyshimit është shtjellim i implementimit të asaj që quhet qoftë Zajednicë, qoftë bashkësi, qoftë autonomi e komunave serbe”, u shpreh ai.

     

    Marrëveshja për rrymën/ Shala: Qeveria për 10 vjet e ka kundërshtuar, tani po e zbaton Zajednicën

    Marrëveshja ndërmjet KEDS-it dhe Elektroserverit, për komunat me shumicë serbe, për deputetin e PDK-së, Ferat Shala është marrëvshje që është kundërshtuar nga Qeveria për dhjetë vjet.

    Ai thotë se të dyja vendet po lavdërohen.

    “Në të kundërt, si marrëveshje teknike është e keqja e domosdoshme për periudhën e caktuar kohore, e cila e keqe është kundërshtuar më shumë se dhjetë vite nga Qeveria e Kosovës dhe tani kemi fillim të implementimit dhe Qeveria si në Kosovë, ashtu edhe në Serbi fillojnë të lavdërohen si këtu, si atje për fillimin e implementimit”, u shpreh ai për Front Online.

    Sipas Shalës, ky është skenar i ri, që tregon se ka filluar zbatimi për autonomi të komunave serbe.

    “Pra pikërisht baza e komplimenteve pozitive që kjo marrëveshje merr si në Kosovë, ashtu edhe në Serbi, lë shumë për të dëshiruar, se ka filluar një skenar tjetër i implementimit dhe i realizimit të asaj që quhet bashkësia e komunave serbe, gjegjësisht autonomi e komunave serbe”, ka thënë ai.

     

     

    Marrëveshja për rrymën/ deputeti Lekaj: Ka të panjohura, nuk e dimë se si do të faturohen shqiptarët në veri

    Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj po e sheh si të paqartë marrëvshjen që është arritur për rrymën në vëri.

    Ai në një përgjigje për Front Online ka thënë se ka shumë gjëra që ende si opozitë nuk janë të informuar, duke përfshirë këtu faturimin e rrymës edhe për shqiptarët në veri të Republikës.

    “Ka shumë të panjohura në këtë temë. E para ne fatkeqësisht nuk e dijmë çfarë marrëveshje janë arritur nga Qeveria e Kosovës me atë të Serbisë, e dyta nuk ka siguri dhe nuk dihet për afatin kohor se kur do të fillojë zbatueshmëria e marrëveshjeve për faturimin e komunave veriore, e treta është konfuze çështja e pronësive dhe infrastrukturës së sistemit të energjisë, e katërta nuk dihet se çka do të ndodhë me shqiptarët dhe si do të faturohen ata që jetojnë në komunat veriore, e pesta në këtë marrëveshje duhet edhe një dakordancë edhe me opozitën e spektrin politik, sepse është temë që duhet të shtyhet edhe me forcën politike të dy palëve”, tha ai në një përgjigje për Front Online.

    Si anëtar i Komisionit për Ekonomi, Lekaj e konsideron fatkeqësi që nuk janë ftuar opozita për të diskutuar për marrëveshjet që kanë të bëjnë me Serbinë.

    “Është fat i keq, që edhe në këtë temë mungon ftesa e Pushtetit për Opozitën që të diskutohen e arrihen marrëveshje për temat e mëdha në raport me Serbinë”, u shpreh ai.

    Për arritjen e kësaj marrëveshjeje, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi tha se nënkupton një hap drejt normalizimit të furnizimit me energji elektrike në katër komuna në veri, por edhe pagesës së faturave.

    “Elektrosever” është në pronësi të kompanisë energjetike të Serbisë – EPS (Elektroprivreda Srbije), por në Kosovë është themeluar me ligje të Kosovës.

    Kjo kompani është paraparë të bëjë edhe furnizimin, edhe faturimin e rrymës së shpenzuar në veri të Kosovës, pjesë e banuar me shumicë serbe.

    Licencimi i saj është paraparë me Marrëveshjen midis Kosovës dhe Serbisë për Energjinë, e cila është arritur në vitin 2013, por pajtimi për zbatimin e kësaj marrëveshjeje, apo udhërrëfyesin, është arritur më 21 qershor 2022.

    Ndryshe, Qytetarët e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut nuk i kanë paguar faturat për energjinë e konsumuar që nga viti 1999.

    Nga Rubrika
    Lajme10 Janar 2025
    Trembëdhjetë organizata botërore dhe rajonale, që merren me lirinë e medias, kanë thënë se janë të shqetësuara lidhur me vendimin e fundit...
    Lajme10 Janar 2025
    Kryeshefi i QKMF-së, në Prishtinë, Valdet Hashani tregon se moshat më të prekura nga gripi sezonal janë fëmijët të moshuarit dhe personat...
    Lajme10 Janar 2025
    Në Gjykatën Penale në Bruksel është duke vazhduar gjykimi ndaj dy të dyshuarve për vrasjen e aktivistit kosovar Enver Hadri, 35 vjet...
    Të tjera
    Vip10 Janar 2025
    Të gjithë njëzëri kënduan këngën “Princeshë” të ish- banorit të Big Brother Vip Kosova, Gjesti. Banorët kanë shijuar këngën e Gjestit, dhe...
    Vip10 Janar 2025
    Banorët kanë vazhduar të hedhin dyshime për pëlqimin e Sarës dhe Drilonit. “Ai pasigurinë e ka shpreh prej ditës së parë, por...
    Vip10 Janar 2025
    Sonte ju pret një natë e paharrueshme, pasi Big Brother VIP Kosova 3, do të sjellë një episod eksploziv për gjithë teleshikuesit....
    Zgjedhjet 202510 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka takuar futbollistët e klubit “Ramiz Sadiku” në Prishtinë. Hamza ka premtuar ta rrisë...
    Vip10 Janar 2025
    Ka eskaluar debati mes Drilonit dhe Xhenetës, kur kjo e fundit insistonte se ai nuk sillet mirë me Sarën. “Nuk është trajtim...
    Vip10 Janar 2025
    Drenusha ka debatuar me Sarën me tone të larta, duke i kërkuar ‘llogari’ pse nuk është përgjigjur në pyetjen e publikut. “Gënjeshtare,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.