×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Opozita dhe ekspertët kritikojnë Kurtin: Derisa flet për luftë, s’ka investime as nga diaspora

    Aulona Konjuhi
    15 Korrik 2024

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar të dielën se përveç mbulimit të shpenzimeve të policës së sigurimit për automjete me vlefshmëri për një muaj, do të hapin edhe një dritare garantuese kreditore për mërgimtaret.

    Kurti ka dalë me një ofertë për mërgimtarët që janë pronar biznesesh e që duan të investojnë në Kosovë.

    Përmes një platforme do të garantojnë huatë e bizneseve me pronarë nga mërgata që duan të kthehen e të investojnë në vendlindjen e tyre, ka thënë kryeministrit.

    Kjo thirrje e kryeministrit Albin Kurti për diasporën në fund të mandatit nga njohësit e fushës së ekonomisë është cilësuar si lojë politike.

    Shala: Kurtit po i bie në mend për diasporën në prag të zgjedhjeve

    Kryetari i Komisionit Parlamentar për Ekonomi, nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, thotë për Front Online se për diasporën po i bie në mend Kurtit në fund të mandatit të tij.

    Ai e pyet kryeministrin se ku ka qenë që katër vite dhe çfarë ka bërë për mërgimtarët?

    “Kurti diasporës u është drejtuar në fund të mandatit, pak muaj para shpalljes së zgjedhjeve, kryeministrit i bie në mend për diasporën në prag të zgjedhjeve. Pse nuk e bëri këtë thirrje në fillim të mandatit, çka ndodhi që katër vite me diasporën, sa investuan e pse nuk investuan”, pyet deputeti i PDK-së Shala.

    Sipas tij, pakoja e kryeministrit për diasporën është për t’i mashtruar ata.

    “Kjo është lojë politike e fillim i fushës elektorale për të mashtruar diasporën. Asnjë iniciativë që favorizon diasporën në këtë mandat nuk ka ardhur, ka qenë e harruar”, tha ai.

    Shatri: Diaspora nuk vjen në Kosovë derisa Kurti flet për luftë

    Ish-ministri i Financave, Haki Shatri nuk ka pritshmëri që diaspora do të investojë në Kosovë pas thirrjes të kryeministrit Albin Kurti.

    Pasi,sipas tij, i pari i vendit derisa merret me ‘luftën’ në Kosovë, mërgimtarët s’kanë llogari të investojnë tek një shtet që thuhet se ka me fillu lufta.

    “Diaspora nuk vjen hiç, derisa Kurti deklaron se Kosova rrezikohet e do të ketë luftë, as diaspora e as investitorë të tjerë nuk do të investoj në Kosovë. Askush nuk i bie parët në një vend ku thuhet se ka me fillu lufta”, deklaroi Shatri.

    Shatri nuk e cilëson si lehtësim marrjen e kredisë nga mërgimtarët për të investuar në Kosovë.

    Ai thotë se Kurti çdo herë po jep deklarata boshe, asnjë premtim s’po e mbanë.

    “Qeveria nuk e ka marrë asnjë veprim që ua lehtëson atyre ardhjen në Kosovë. Ata marrin më lehtë kredi atje ku jetojnë e jo këtu edhe më lirë nuk është lehtësim ajo që e ka thënë Kurti. Norma e kamatës duhet të jetë e arsyeshme e jo me 6-7%. Këto janë deklarata boshe sa me plotësu vakumin e deklaratave”, u shpreh Shatri.

    Ish-ministri i Tregtisë: Pakoja e Kurtit për mërgimtarët, mashtrim i radhës

    Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi e ka cilësuar si mashtrim të radhës të kryeministrit Albin Kurti pakon që do të lansohet për mërgimtarët që dëshirojnë të investojnë në Kosovë.

    Krasniqi ka deklaruar se derisa Qeveria nuk i ndërron politikat fiskale askush nuk do të investojë në vendin tonë.

    “Ky është mashtrim i radhës, diaspora kërkon një tretman tjetër. Para se ti fton për investime Kurti duhet të mbajë takime paraprake informuese me mërgimtarët. Qeveria duhet t’i ndërroj politikat fiskale me këto aktuale asnjë investitorë as i jashtëm apo i brendshme nuk investon në Kosovë”, u shpreh Krasniqi.

    Ekonomisti Raçi: Kamatat e bankave janë të larta, diaspora kërkon ligj që i mbronë bizneset

    Njohësi i çështjeve ekonomike në Kosovë, Imer Raçi ka folur për Front Online lidhur me pakon që do të lansohet nga Qeveria për thirrjen e mërgimtarëve për të investuar në Kosovë.

    Raçi thotë se normat e bankave janë të larta dhe diaspora kërkon ligj që i mbron bizneset.

    Sipas Raçit, mërgimtarët nuk vijnë të investojnë ku nuk ka politika të favorshme për një biznes.

    “Normat e bankës tek ne janë shumë të larta. Diaspora dëshiron të ketë ligj që i mbron bizneset e tyre e jo të ketë politika jo të favorshme për investimet e diasporës”, theksoi ai.

    Ai ka listuar kushtet që duhet t’ua krijojë Kosova investitorëve.

    “Duhet të ketë infrastrukturë ligjore që funksionin ligji, duhet më pas stimulime financiare përmes bankave, normën e kredive të bankave duhet të ketë siguri bankare ku i deponojnë parat duhet të ketë norma të favorshme për bizneset e tyre”, përfundoi Raçi për Front Online.

    Të martën do të lansohet “Dritarja për Investime të Diasporës” organizuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Fondi Kosovar për Garanci Kreditore në partneritet me projektin e Agjencisë për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara (USAID) për Promovim të Investimeve dhe Qasje në Financa.

    Lansimi i saj do të bëhet në orën 09:30.

    Në këtë ngjarje do të jenë të pranishëm edhe kryeministri Albin Kurti dhe ambasadori amerikan Jeffrey M. Hovenier.

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme25 Korrik 2025
    E propozuara për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu është deklaruar pak para seancës së 52-të konstituive. Ajo foli rreth masës së përkohshme...
    Kronika25 Korrik 2025
    Një rast grabitjeje është raportuar dje në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prishtinë, ku një person është arrestuar në flagrancë nga Policia e...
    Lajme25 Korrik 2025
    Gjatë vizitës treditore në Mal të Zi, ekipi i IKKL-së i udhëhequr nga Atdhe Hetemi, zhvilloi një sërë takimesh në Podgoricë dhe...
    Të tjera
    Sport25 Korrik 2025
    Sulmuesi Neymar pati një debat të ashpër me një tifoz pasi goli i tij në fund u anulua, duke e dënuar klubin...
    Ekonomi25 Korrik 2025
    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka thirrur konferencë për media. Konferenca do të mbahet para objektit të Qeverisë së Kosovës në...
    Lajme25 Korrik 2025
    Zëvendëskryeministrja në detyrë, Emilija Rexhepi, ka folur për “Front Online” pas raportimeve se Fatmir Limaj nga NISMA mund të propozohet për kryetar...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Kreu i diplomacisë amerikane e bëri të qartë të enjten se “kundërshton fuqishëm” vendimin e presidentit francez Emmanuel Macron për të njohur...
    Lajme25 Korrik 2025
    Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka komentuar vendosjen e masës së përkohshme për konstituimin e Kuvendit nga Gjykata Kushtetuese. Ajo ka vlerësuar...
    Kronika25 Korrik 2025
    Në orët e mbrëmjes së datës 24 korrik 2025, në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, është pranuar informatë për të shtëna me...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.