×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Opozita bllokon sërish rrugët e Tiranës më 26 nëntor

    FrontOnline
    23 Nëntor 2024

    Opozita shqiptare ka njoftuar se do të zhvillojë sërish një protestë me bllokimin e disa akseve rrugore, më 26 nëntor, si një vazhdimësi e planit të tyre të “mosbindjes civile” në aksionin ndaj Qeverisë.

    Lajmin e ka bërë të ditur kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, i cili ka zbuluar këtë detaj nga skenari i protestës së radhës së opozitës.

    Ai tha se edhe në këtë protestë do të bllokohen të gjitha rrugët e Tiranës, ku qytetarët do të marshojnë në akset kryesore të kryeqytetit, me qëllim paralizimin e qarkullimit.

    “Sot do mblidhemi për protestën. Dua të jap një lajm: Protesta e radhës do jetë bllokim total i Tiranës, i rrugëve, i trafikut në Tiranë, në datën 26. Marshim në Tiranë i qytetarëve. Ky do të jetë qëllimi. Do vuajnë qytetarët, por më mirë të vuajnë një ditë, 1 javë, por do të shpëtojnë nga vuajtja që zgjat prej 12 vitesh dhe që mund të zgjasë akoma nëse nuk reagojmë”, ka treguar Paloka gjatë një interviste televizive në emisionin “Kjo Javë” në News 24.

    Ndër të tjera, ai ka theksuar gjithashtu se në kohët e fundit (duke referuar edhe zgjedhjen e Donald Trump si President të SHBA-ve) ka ndryshuar edhe qëndrimi i ndërkombëtarëve në krahasim me PD-në.

    Paloka nuk e shpjegoi qartë këtë gjë, por përmendi kryesisht dy rezoluta nga PPE dhe CDI, në mbështetje të demokratëve, të cilët kanë nisur të rregullojnë raportet e tyre me ndërkombëtarët.

    Duke u kthyer te protesta e pritshme, ajo do të jetë e ngjashme me atë të 29 tetorit, kur opozita bllokoi jo vetëm nyja kryesore qarkullimi në Tiranë, por edhe në disa rrethe.

    Megjithatë, nuk pati incidente në këtë lloj demonstrate nga PD-ja dhe aleatët e saj, ku qytetarët kryesisht u treguan mirëkuptues për bllokimin e shkaktuar dhe nuk krijuan përplasje.

    Edhe përplasjet e mundshme me Policinë u evituan dhe me disa orë trafik të paralizuar në kryeqytet dhe me akse të bllokuara, gjithçka u përmbyll paqësisht.

    Trafiku u devijua aty ku ishte mundësia nga forcat e rendit, ndërsa masa kishin marrë edhe vetë qytetarët, të cilët në shumicë kishin shmangur kalimin në pikat kyçe të qarkullimit, si hyrjet kryesore në kryeqytet dhe disa akse të mëdha.

    Duke parë eksperiencën e kaluar, manifestimi opozitar pritet të nisë rreth orës 17:00 dhe mund të zgjasë për dy-tre orë.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Për dy vjet e gjysmë, dy vrasje masive në Cetinje të Malit të Zi. Në gusht të vitit 2022, Vuk Borilloviq vrau...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Rreth 35 mijë shtëpi dhe biznese nuk kanë energji elektrike në Los Anxhelos, sipas një faqeje që tregon ndërprerjet e rrymës. Vlerësimet...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Një sasi lënde plasëse e dyshuar si tritol i është vendosur një hoteli në Theth, në orët e para të mëngjesit të...
    Të tjera
    Kronika12 Janar 2025
    Një person është arrestuar në Gjakovë pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale i ka sulmuar fizikisht dy familjare të tij....
    Kronika12 Janar 2025
    Një person është arrestuar në Deçan pasi që tek shtëpia e tij është hasur dhe konfiskuar një armë e llojit Snajper kal.8×57...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Kukësi është përfshirë nga një stuhi e madhe bore gjatë kësaj të diele. Era e fortë, nga veriu me drejtim juglindjen, shoqëruar...
    Zgjedhjet 202512 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, ditën e dytë të fushatës e nis me dy tubime elektorale. Të...
    Lajme12 Janar 2025
    Gjatë vitit 2024, si dhe gjatë viteve të kaluara, qeveria aktuale nuk ka pasur bashkëpunim me shumicën e kryetarëve të komunave, madje...
    Zgjedhjet 202512 Janar 2025
    Kushtet atmosferike, LDK e shtyn prezantimin e programit për Qendrën e Skijimit në Brezovicë. Për shkak të kushteve atmosferike, LDK ka njoftuar...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.