×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Opozita bllokon akset kryesore në Tiranë, përplasje me policinë

    FrontOnline
    26 Nëntor 2024

    Në Shqipëri, opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike, organizoi pasditen e të martës, protestën e radhës në Tiranë për të kërkuar një qeveri teknike që të çojë vendin në zgjedhjet e reja parlamentare si dhe lirimin e kryetarit demokrat Sali Berisha, në arrest shtëpie që prej dhjetorit të vitit të shkuar.

    Të drejtuar nga grupime deputetësh, mbështetës të opozitës, bllokuan që prej orës 17.00, pesë akse kyçe të kryeqytetit. Protesta nisi që në fillim me tensione në disa prej udhëkryqeve të bllokuara, pasi policia u përpoq t’i largonte manifestuesit nga rruga për të mbajtur të lirë lëvizjen e automjeteve.

    Përplasjet fizike me forcat e shumta të policisë, të pajisura me skafandra dhe mburoja, ishin të herë pas hershme, duke përfshirë dhe deputetët e opozitës. Policia në mënyrë të përsëritur kërkoi largimin e protestuesve nga rruga, duke paralajmëruar se pengimi i qarkullimit të mjeteve përbën vepër penale. Thirrje që pasoheshin më tej me ndërhyrjet për t’i shpërndarë protetestuesit.

    Në zonën para Bashkisë së kryeqytetit, policia përdori makinat ujëhedhëse. E njejta skenë u përsërit dhe te sheshi Uillson, ku më parë u hodh dhe gazlotsjellës, për të larguar protestuesit që kishin rrethuar një automjet të policisë.

    Po ashtu, prej disa muaj, protestat e opozitës përpara Bashkisë së Tiranës, kanë qenë thuajse të përjavshme, në orare problematike për trafikun dhe me situata tensionesh të larta ku janë përdorur molotovë e janë djegur goma makinash, por asnjëherë policia nuk ka ndërhyrë për shpërndarjen e protestuesve dhe as të përdorë ujëhedhësat apo gazin lotsjellës.

    Pas përfundimit të protestës, deputetë të opozitës kanë deklaruar se mbështetës të tyre janë shoqëruar në komisariate. Deri në mbrëmje vonë, nga policia nuk pati ndonjë njoftim dhe as ndonjë reagim për akuzat ndaj saj, për përdorim jo proporcional të forcës./VOA

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Nëntor 2024
    Një 60-vjeçar ka vdekur në Durrës sonte në mbrëmje, 26 nëntor,  pasi kishte rënë aksidentalisht nga lartësia, ku ishte duke e rregulluar...
    Bota/Rajoni26 Nëntor 2024
    Pas tre orësh protestë në pikat kryesore të Tiranë, opozita ka përmbyllur protestën e tretë të mosbindjes civile, duke hapur qarkullimin në...
    Bota/Rajoni26 Nëntor 2024
    Protesta e radhës kombëtare e PD-së dhe opozitës në Shqipëri është shoqëruar me përplasje të shumta mes tyre dhe policisë. Me qindra...
    Të tjera
    Lajme26 Nëntor 2024
    Një shpërthim ka ndodhur në kolegjin privat “Heimerer”, në Prishtinë. Për rastin janë deklaruar nga kolegji. Rektorja e këtij Kolegji, Naime Brajshori...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami i është kundërpërgjigjur akuzave të ministrit Hekuran Murati lidhur pyetjet e tij se a është intervistuar ndonjëherë...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për FrontOnline e ka konfirmuar shpërthimin e sotëm që ka ndodhur...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Prezantuesi i programit “Big Brother VIP”, Alaudin Hamiti e ka denoncuar sot në Policinë e Kosovës një kërcënim me jetë. Hamiti ka...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Këshilltari në Ministri të Bujqësisë, Naim Huruglica, duke folur për akuzat për fovarizime me grante, tha se bëhet fjalë për një grant...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Deputeti i Pavarur, Haki Abazi, ka folur për raportet që kanë mes vete krerët e shtetit. Ai thotë se Presidentja Vjosa Osmani,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.