Sot në media janë publikuar disa biseda ndërmjet shefes së Grupit Parlamentar të “Lëvizjes Vetëvendosje” dhe kryekriminelit Milan Radojiçiqit.
Në bisedën e tyre të siguruar nga Paparaci, Radojiçiqi nuk dëshironte të bëhej pengesë për kalimin e Projektligjit për Pagën Minimale dhe për votimin e një kandidati për gjyqtar në Gjykatës Kushtetuese, ku e informonte Kusari-Lila.
Opozita ka kritikuar ashpër bashkëpunimin e shefes së GP-të të VV-së me Radojçiqin.
Beqa i PDK-së: Kusari-Lila po dëshmon që ka qenë koordinatore e Kurtit dhe Listës Serbe
Deputeti i “Partisë Demokratike të Kosovës”, Hajdar Beqaë ka deklaruar për “Front Online” se këto përgjime po tregojnë se Kusari-Lila ka qenë koordinatore mes Kurtit dhe Listës Serbe.
Beqa thotë se maska e “Vetëvendosjes” po largohet dhe nuk janë ata që po paraqitEn.
“Kusari-Lila ka qenë një koordinatore mes Kurtit dhe Listës Serbe, po shihet që ka pas komunikim të vazhdueshëm. Maskën që e kanë pas po ju hiqen dhe po e tregojnë se kush janë dhe jo ata që dëshirojnë të jenë”, u shpreh Beqa.
Selmanaj: Mimoza Kusari të ftohet urgjentisht nga organet e drejtësisë pas bisedës me Radojçiqin
Deputeti nga radhët e “Lidhjes Demokratike të Kosovës”, Driton Selmanaj e ka komentuar për “Front Online” bisedën e fundit mes Mimoza Kusari-Lilës, shefes së GP-së të VV-së dhe Milan Radojiçiqin, kriminelit serb.
Selmanaj ka kritikuar ashpër pushtetin aktual për bashkëpunimin me Radojiçiqin.
Ai ka kërkuar nga organet e drejtësisë që ta ftojnë sa më shpejt Kusari-Lilën për të dhënë përgjigje lidhur me këtë çështje.
“Në krye të institucioneve i kemi një kastë politikanësh jo vetëm mashtrues, por edhe gënjeshtar. Kusari-Lila duhet të ftohët urgjent nga organet e drejtësisë për të dhënë përgjigje se kur ka ndodhë kjo dhe pse me një kriminel. Këto përgjime po e demaskojnë mashtrimin dhe logjikën primitive qe e kanë instaluar VV”, u shpreh Selmanaj.
Tutje, Selmanaj thotë se koordinimi me një kriminel është i papranueshme.
Deputeti i LDK-së deklaroi se Qeveria ‘Kurti përmes mashtrimeve kanë fituar vota.
“Kjo po e konfirmon që VV ka qenë në lidhje të vazhdueshme me Listën Serbe dhe Radojiçiqin dhe janë koordinuar për çdo temë që kanë pasur nevojë. Kjo është e papranueshme, se këta janë koordinuar me një kriminel. VV e kanë mohuar se kanë qenë në komunikim dhe lidhje të vazhdueshme me ta, që përmes mashtrimit marrin vota”, deklaroi Selmanaj për “Front Online”.
Sherifi pas përgjimeve Kusari-Lila dhe Radojçiq: Kjo është fytyra e vërtetë e “Vetëvendosjes”
Sekretari i “Nisma Socialdemokrate”, Bilall Sherifi i ka komentuar për “Front Online” përgjimet e publikuara ndërmjet Kusari-Lilës dhe Radojçiqit.
Sherifi ka deklaruar se këto biseda po tregojnë fytyrën e vërtetë të “Vetëvendosjes”.
Ai e akuzoi partinë në pushtet për mashtrim.
Sipas tij, bashkëpunimi mes VV-së dhe Listës Serbe gjithmonë ka funksionuar.
“Çdo ditë po shpërfaqët fytyra e vërtetë e kësaj qeverie dhe bashkëpunëtorëve të tij. Këta janë mashtrues dhe bëjnë propagandë gjoja që janë anti-Radojçiq e anti-Lista Serbe e bashkëpunimin e kanë pas gjithmonë të ngushtë dhe në dëm të interesave të Kosovës. Dhe po bëhen bashkë kundër UCK, veteranëve e ligjeve të tjera”, u shpreh Sherifi për “Front Online”.
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar pas publikimit të audio-incizimit tjetër ku dëgjohet teksa flet me kriminelin Milan Radoiçiq.
Kusari-Lila në një reagim në Facebook, ka shkruar se po e mbrojnë Radoiçiqin me “sound bites” dhe montazha të bisedave me ish-deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq./FrontOnline