×
  • Lajme
  • Lajme

    Operacioni “SIM”: Arrestohen katër persona, sekuestrohen rreth 10 mijë euro

    FrontOnline
    21 Nëntor 2024

    Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, kanë kryer një aksion në disa lokacione të ndryshme në Prishtinë dhe Mitrovicë, ku katër persona kanë përfunduar në prangat e Policisë.

    Policia ka njoftuar se gjatë operacionit “SIM” janë sekuestruar rreth 10 mijë euro, tri vetura, dy kompjuterë, tetë telefona dhe disa pajisje tjera.

    Bëhet e ditur se të dyshuarit kanë përdorur kartelat bankare të disa shtetasve të ndryshëm, pa autorizimin e tyre, duke bërë transaksione dhe blerje online.

    Me vendim të prokurorit, tre nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri prej tyre është liruar në procedurë të rregullt.

    Njoftimi i plotë:

    Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike, pas veprimeve hetimore disamujore, në bashkërendim me Prokurorinë e Shtetit (Prokuroria Themelore Prishtinë) dhe e përkrahur nga njësitë relevante policore, ka zbatuar urdhëresën e gjykatës, duke kryer kontrolle në katër lokacione të ndryshme në Prishtinë dhe në Mitrovicë.

    Të dyshuarit, në bashkëveprim me njëri-tjetrin dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër, kanë përdorur kartelat bankare e shtetasve të ndryshë pa autorizim, duke bërë transaksione si dhe blerje të gjësendeve të ndryshme ( përmes platformave Online). Të dyshuarit fillimisht përmes formave të ndryshme kanë arritur të sigurojnë të dhëna elektronike të kartelave bankare, duke përdorur pajisje dhe programe specifike kompjuterike kanë bërë edhe klonimin e kartelave bankare dhe pastaj të njëjtat i kanë përdorur për shërbime të ndryshme, kryesisht Online dhe fizike.

    Gjatë këtij operacioni policor janë arrestuar katër (4) persona të dyshuar, ndërsa, në cilësi të provave materiale janë sekuestruar:

    – dy kompjuterë,

    – rreth 10,000.00 (dhjetëmijë) euro në valuta të ndryshme,

    – tetë telefona mobilë,

    – tri vetura,

    – një motoçikletë,

    – pajisje për klonim të kartelave bankare,

    – kartela të zbrazëta për qëllim të klonimit, si dhe dokumente relevante që ndërlidhen me veprën penale.

    Me vendim të prokurorit kompetent tre nga personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje, përderisa njëri është liruar në procedurë të rregullt. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mirëpritur Ndihmës Administratoren në Byronë për Evropë dhe Euroazi të USAID, ambasadoren Elizabeth McKee dhe Drejtorin...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Ish-ambasadori në Emiratet e Bashkuara Arabe, Avni Arifi, ka reaguar lidhur me plagosja e dy personave që ndodhi sonte në Prishtinë. Arifi ka...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Gjyljeta Mushkolaj, ish-gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese ka publikuar librin “Qeverisja lokale, e drejta e komunave në liri të asociimit dhe pjesëmarrja e...
    Të tjera
    Vip21 Nëntor 2024
    Teksa Driloni e kishte dënim nga “Vëllai i Madh” t’i mbath taket, banorëve të tjerë iu erdhi mundësia për ta ngacmuar. Edi...
    Sport21 Nëntor 2024
    Ish-skauti i Barcelonës dhe babai i anëtarit aktual të stafit teknik atje, Bojan Krkic Sr, ka zbuluar se ai shkoi të shikonte...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Mendimi për motin – 21.11.2024 Kalimi i ciklonit “Caetano” ditën e premtë mbi Ballkan, sjell të reshura të shumta në vend. Që...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës ka reaguar ndaj disa shkrimeve të publikuara në media serbe, të cilat bazohen në një njoftim të Ministrisë së...
    Bota/Rajoni21 Nëntor 2024
    Parlamenti Evropian e ka vendosur në rend dite për seancën plenare të 27 nëntorit votimin për konfirmimin e përbërjes së re të...
    Sport21 Nëntor 2024
    Kualifikimet për Kupën e Botës 2026 do të fillojnë në mars 2025 dhe do të përfundojnë në nëntor. Ndeshjet e play-offit janë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.