×
  • Lajme
  • Lajme

    Operacioni “Pranvera 2025”: Mbyllen 22 qendra masazhi, 10 të arrestuar për “keqtrajtim fëmijësh” dhe 14 për prostitucion

    FrontOnline
    14 Korrik 2025

    Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Njerëz, ka realizuar me sukses planin operativ “Pranvera 2025” gjatë periudhës 2 qershor – 7 korrik 2025, në kuadër të aktiviteteve të përbashkëta ndërkombëtare të EMPACT, të organizuara nga JAD SEE. Në këto veprime morën pjesë shtete të ndryshme, përfshirë Kosovën, Gjermaninë, Finlandën, Brazilin, Kolumbinë, Tailandën, Greqinë, si dhe organizata si EUROPOL, INTERPOL, FRONTEX dhe EU4FAST.

    Gjatë zbatimit të këtij plani janë ndërmarrë një sërë aktivitetesh në terren, përfshirë operacione për identifikimin e fëmijëve në situatë rruge, kontrolle në lokale nate dhe qendra masazhi, si dhe hetime lidhur me veprimtari të paligjshme si prostitucioni dhe trafikimi me njerëz.

    Kontrolle dhe masa administrative

    Gjatë operacioneve janë inspektuar:

    • 47 lokale të muzikës live, ku janë hasur gjithsej 482 persona (352 femra dhe 130 meshkuj), prej të cilëve 204 shtetas të Kosovës dhe 278 të huaj (kryesisht nga Shqipëria). 8 lokale janë mbyllur për shkelje administrative.
    • 67 qendra masazhi, ku janë identifikuar 149 persona (114 femra dhe 35 meshkuj), përfshirë 36 shtetas të huaj nga vende si Shqipëria, Tajlanda dhe Malawi. 22 prej këtyre qendrave janë mbyllur për shkelje administrative.

    Arrestime dhe raste penale

    Në kuadër të operacionit janë iniciuar disa raste penale:

    • 10 raste për “keqtrajtim apo braktisje të fëmijës”, me 10 gra të arrestuara, prej tyre 5 kosovare dhe 5 të huaja (4 shqiptare, 1 nga Maqedonia e Veriut). Janë identifikuar 15 fëmijë lëmoshkërkues, si dhe 3 raste të tjera që janë referuar për kundërvajtje.
    • 7 raste për “marrje me prostitucion”, ku janë arrestuar 14 persona, përfshirë 7 meshkuj kosovarë dhe 7 femra shtetase të huaja nga Kolumbia, Venezuela, Brazili dhe Turqia. Të gjithë të dyshuarit janë dënuar me gjoba dhe u është shqiptuar masa e dëbimit nga Kosova për tre vjet.

    Hetime për trafikim dhe shfrytëzim

    Policia ka iniciuar një rast për veprën penale “shfrytëzim i viktimave të trafikimit”, ku janë arrestuar 4 meshkuj kosovarë. Po ashtu, në një rast tjetër, pas zbatimit të masave të veçanta hetimore nga Prokuroria Themelore në Gjilan, është arrestuar një tjetër i dyshuar për “mundësim ose detyrim në prostitucion”. Viktima e këtij rasti, një femër kosovare, është strehuar në qendër për viktimat e dhunës.

    Gjatë operacionit janë sekuestruar gjithashtu 7 dokumente të shtetasve të huaj për verifikim të mëtejshëm.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të gjitha personat e hasur në lokale nate dhe qendra masazhi janë intervistuar me qëllim identifikimi të mundshëm si viktima të trafikimit, por asnjë rast nuk është konfirmuar deri më tani. Operacioni “Pranvera 2025” vlerësohet si hap i rëndësishëm drejt parandalimit dhe luftimit të trafikimit me njerëz dhe mbrojtjes së të drejtave të viktimave.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Gusht 2025
    Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Albulena Haxhiu, duke komentuar mosçertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e 12 tetorit, thotë se “pjesëmarrja politike...
    Lajme21 Gusht 2025
    Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq, ka reaguar pas mos-certifikimit të Listës Serbe nga Komisioni Qendror i...
    Lajme21 Gusht 2025
    Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se buxheti i ndarë për Komunën e Prishtinës për vitin  2026 do të...
    Të tjera
    Lajme21 Gusht 2025
    Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka thënë se sulmet personale në mbledhjen e sotme të KQZ-së, sipas tij, nga ata...
    Lajme21 Gusht 2025
    Mendimi për motin – 21.08.2025 Stuhi mjaft të ashpra po parashihet të përfshinë pjesët bregdetare të rajonit gjatë natës, me reshje të...
    Lajme21 Gusht 2025
    Me 2 vota kundër e 7 abstenime nuk ka kaluar rekomandimi i Komisionit për Certifikimin e Partive Politike lidhur me certfikimin e...
    Bota/Rajoni21 Gusht 2025
    Një valë e pazakontë detare ka goditur sot Plazhin e Madh të Ulqinit, duke shkaktuar përmbytje të pjesshme në disa nga plazhet...
    Lajme21 Gusht 2025
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas moscertfikimit të Listës Serbe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Bajrami...
    Lajme21 Gusht 2025
    Gjykata Supreme ia ka kthyer për përmirësim Gjykatës së Apelit rastin ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut. Kështu konfirmoi, zëdhënësja e Supremes,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.