×
  • Lajme
  • Lajme

    Operacioni i shpëtimit në Valbonë: Kërkimet për turistin lituanez do të vazhdojnë edhe nesër

    FrontOnline
    08 Shtator 2024

    Operacioni i kërkim – shpëtimit për turistin lituanez do të vazhdojë edhe nesër.

    Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv kryetari i Shoqatës së Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës Deni Hameli.

    “Jo, nuk e kemi gjetur sot. Kërkimet tona janë përqendruar kryesisht rreth vendit të njohur si “Maja e Rosit” në Valbonë ku sipas informacioneve që na i kanë dhënë familjarët dyshohet se ka shkuar atje. Sot e kemi ‘krehur’ po thuajse krejt atë zone, disa shtigje të vjetra ku dyshohet se mund ta ketë humbur rrugën ky, e po ashtu edhe disa vende të rrezikshme, humnera, por s’ka pasur asnjë gjurmë”, tha Hameli për Klankosova.tv

    “Kanë qenë ekipe nga Shqipëria dhe Kosova që kanë marrë pjesë në kërkim. Kërkimi është zhvilluar edhe nga ajri, me ndihmën e Forcave të Armatosura shqiptare. Operacioni do të vazhdojë edhe nesër”, theksoi ai.

    “Aktualisht jemi në kufij, ku jemi kthyer për t’u organizuar. Nesër pritet të rritet edhe numri i anëtarëve të kërkim-shpëtimit. Të them të drejtën për nesër kemi pak shpresa se mund të bëjmë diçka, sepse edhe moti pritet të jetë i keq, por ne do ta bëjmë të pamundurën”, theksoi kreu i Shoqatës së Kërkim – Shpëtimit Malor të Kosovës, Deni Hameli.

    Ndryshe lidhur me rastin, Klankosova.tv ka raportuar edhe gjatë ditës.

    Sipas informacioneve thuhet se turisti kishte dal për bjeshkatari nga bujtina ku po qëndronte më datë 5 dhe nuk ishte kthyer më.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta për 50% është...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Altin Krasniqi, jurist i diplomuar dhe një personalitet i njohur në fushën juridike dhe shoqërore, ka njoftuar kandidaturën e tij për deputet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka ngushëlluar për viktimat e sulmit të mbrëmshëm me veturë në një treg krishtlindjesh në Gjermani “Ngushëllimet e mia...
    Të tjera
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Numri i të vdekurve nga sulmi me veturë në një treg të Krishtlindjeve në qytetin e Magdeburgut të Gjermanisë u rrit në...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i ka bërë thirrje diasporës që sa më shumë të aplikojnë për t’u regjistruar për votuar në...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Leo gjatë orëve të vona të natës është sqaruar me Gjestin dhe Rovenën sa i përket nominimeve. Por Gjesti i tha se...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka njoftuar se gjendet në një vizitë pesë ditore në Jordani në cilësinë e eskpertit...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar për sulmin që u bë ndaj ambasadës së Shqipërisë në Kiev të Ukrainës. Zëdhënësi i...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kolonat e krijuara në pikat kufitare në Merdare e te Dheu i Bardhë mëngjesin e sotëm kanë filluar të lehtësohen, sipas përditësimit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.