×
  • Kronika
  • Kronika

    Operacioni i djeshëm i policisë dhe IPK-së, shkon në 24 numri i të arrestuarve

    FrontOnline
    02 Tetor 2020

    Edhe dy persona janë arrestuar në aksionin që nisi dje në rajone të ndryshme të Kosovës kundër veprimtarive kriminale, e që ishte vazhdimësi e operacionit të realizuar në Karaçevë.

    Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga Prokuroria Themelore e Gjilanit, teksa numri i të arrestuarve ka arritur në 24, shkruan lajmi.net.

    “Prokuroria Themelore në Gjilan, Inspektorati Policor i Kosovës dhe Policia e Kosovës, ju njoftojnë se si rezultat i aksionit të zhvilluar dje në rajone të ndryshme të Kosovës, përfshirë Gjilanin, Ferizajin, Prizrenin, Podujevën, Pejën, Suharekën dhe Vitinë, i cili ka qenë vazhdimësi e aksionit të Karaçevës, janë arrestuar edhe dy persona, të cilët dyshohen se janë përfshirë në veprimtari kriminale”, thuhet në komunikatë.

    Ndaj tyre, me urdhër të prokurorit është lëshuar aktvendim mbi ndalim në kohëzgjatje prej 48 orëve.

    Gjatë operacionit të djeshëm, ku fillimisht ishin ndaluar 22 persona, deri më tani janë ndaluar 24 persona të dyshuar, ndërsa, numri i personave të ndaluar që nga fillimi i këtij aksioni ka shkuar në 61.

    Prokuroria Themelore në Gjilan, në bashkëpunim dhe koordinim me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Policor, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, ku për informacione shtesë do të vazhdojmë të ju mbajmë të informuar.

    Nga Rubrika
    Kronika14 Janar 2025
    Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ku janë përfshirë tre automjete. Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës,...
    Kronika13 Janar 2025
    Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Vushtrri të hënën rreth orës 12:00. Zëdhënësi i policisë...
    Kronika13 Janar 2025
    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, këtë të hënë të akuzuarit Dardan Gashi, Milaim Lipovica, Kushtrim Xhaka, Agron Berisha dhe Viktor Sogojeva janë...
    Të tjera
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka theksuar se puna e...
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka thënë se ngado që...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për deputet në  zgjedhjet e 9 shkurtit, Altin Krasniqi nga radhët e Partisë  Demokratike të Kosovës ka njoftuar për takimin e...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK-ja, Ferat Shala ka shkruar për takimin me banorët e Shtuticës. Shala thotë se banorët e këtij fshati...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Gazmend Konjufca, familjar i afërt i kryeparlamentarit Glauk Konjofca të Vetëvendosjes, ka vendosur që ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës. Madje ai...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka folur edhe për veteranët...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.