×
  • Lajme
  • Lajme

    Operacioni “Blloku”- Policia arreston 4 persona, kapet drogë në vlerë prej 15 mijë euro

    FrontOnline
    25 Mars 2025

    Policia e Kosovës ka realizuar operacionin policor të koduar “Blloku”, i cili ka rezultuar me katër të arrestuar dhe drogë të konfiskuar në vlerë prej 15 mijë euro.

    Operacioni është zhvilluar dje pasi është ndaluar një automjet në magjistralen Prishtinë- Podujevë ku ndodheshin dy të dyshuar. Aty u gjet 10.4 gramë marihuanë.

    Më pas është dnaluar edhe një veturë me dy persona, të cilët kanë tentuar t ëikin dhe të hedhin 420.2 gramë drogë.

    Që të katërtit janë arrestuar- dy prej tyre janë liruar, dy janë ndaluar për 48 orë.

    Njoftimi i plotë:

    Policia e Kosovës arreston katër të dyshuar dhe kap drogë në vlerë rreth 15 mijë euro

    Prishtinë, më 25 mars 2025

    Policia e Kosovës pas pranimit të informacioneve se persona të dyshuar dyshohet se janë duke u marrë me shitblerjen e narkotikëve ka ndërmarrë veprime hetimore dhe operative në terren me ç’rast gjatë një operacioni policor të koduar ‘Blloku’ kanë arrestuar katër persona të dyshuar.

    Me datë 24.03.2025 Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik – Prishtinë pas një pune operative kanë ndaluar një automjet të dyshuar në magjistralen Prishtinë- Podujevë në të cilën ndodheshin 2 të dyshuarit meshkuj kosovarë. Gjatë kontrollimit të veturës është gjetur një sasi e substancës narkotike e llojit marihuanë me peshë prej 10.4 gram, personat e dyshuar janë shoqëruar në stacion policor. Operacioni policor ka vazhduar tutje për identifikimin e veturës së dytë të dyshuar dhe personave të tjerë të përfshirë në rast dy të dyshuarit meshkuj kosovarë të cilët përkundër tentativës për të ikur dhe pas hedhjes së substancës narkotike në tokë në sasi prej 420.2 gram të njëjtit janë arrestuar nga hetuesit policor.

    Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe në konsultim me të njëjtin hetuesit policor kanë kryer kontroll në banesën të cilën e kanë shfrytëzuar të dyshuarit janë gjetur :

     Një paketim me bari të gjelbër e dyshuar për narkotik të llojit marihuanë me peshë 1063.8 gram,

     Një qese me bari të gjelbër e dyshuar për narkotik të llojit marihuanë me peshë 31.8 gram,

     Sasi e pluhurit ngjyrë të bardhë e dyshuar për narkotik të llojit kokainë me peshë 22.6 gram dhe

     3 -peshore digjitale .

    Vlera e substancës narkotike e shitjes parashihet të jetë rreth 15 mijë euro.

    Në vendin e ngjarjes ka dalë njësia e Forenzikës Rajonale – Prishtinë e cila ka bërë fotografimin dhe konfiskimin e të gjitha dëshmive të gjetura si prova material, ndërsa nga personat e dyshuar dy prej tyre pas intervistimit te tyre me urdhër të prokurorit janë liruar, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë dërguar në mbajtje për 48-orë.

    Nga Rubrika
    Lajme26 Mars 2025
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka kritikuar vonesën në krijimin e institucioneve pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, duke...
    Lajme26 Mars 2025
    Mediat ndërkombëtare po raportojnë sesi kryeministri ra në një prank të dy komedianëve rusë, duke pretenduar se po ishte presidenti i Letonisë...
    Lajme26 Mars 2025
    Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përshëndetur njohjen e Kosovës nga Kenia, duke e cilësuar si një zhvillim jashtëzakonisht të mirë për...
    Të tjera
    Lajme26 Mars 2025
    Serbia e ka konsideruar “akt armiqësor” njohjen e Kosovës nga Kenia, dhe ndaj kësaj ka paralajmëruar se do t’i marrë “të gjitha...
    Lajme26 Mars 2025
    Pas 17 vjetësh Pavarësi, Kenia ka njohur zyrtarisht Republikën e Kosovës si shtet të pavarur, duke u bërë shteti i 118 që...
    Lajme26 Mars 2025
    Njohja e shtetit të Kosovës nga Kenia “vjen si rezultat i angahzimit të...Behxhet Pacollit”, shkroi deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete...
    Lajme26 Mars 2025
    Albert Krasniqi nga Demokracia Plus, skandalin e vërtetë te mashtrimi që iu bë kryeministrit Albin Kurti nga dy komedianë ruse e sheh...
    Lajme26 Mars 2025
    Kosova është tronditur nga katër vrasjet që kanë ndodhur në ditët e fundit, duke shkaktuar shqetësim të madh në shoqëri. Sociologia Makfire...
    Lajme26 Mars 2025
    Ish-zv.ministri i Brendshëm, Valdet Hoxha, për “Front Online” ka shprehur shqetësim mbi rritjen e numrit të vrasjeve në Kosovë. Hosha thotë se...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.