Opel regjistroi rritje të konsiderueshme të biznesit në vitin 2023 falë një rritjeje prej 15 përqind në shitje. Kjo është përqindja më e lartë e rritjes në më shumë se 20 vjet. Shitjet globale u rritën në rreth 670,000 automjete, të cilat i siguruan prodhuesit numrin më të madh të regjistrimeve në katër vitet e fundit.
Opel e mbylli vitin 2023 me një pjesë prej afërsisht 5.3 për qind në tregun e saj gjerman. Nga ana tjetër, Vauxhall regjistroi një pjesë tregu prej gjashtë për qind në Mbretërinë e Bashkuar. Opel gjithashtu operoi me sukses në Turqi, ku mban një pjesë të tregut prej gjashtë përqind./FrontOnline/