Opel ka zbatuar një projekt restomod që, sipas tyre, ofron më të mirën e të dy botëve: makinë elektrike dhe pamje klasike.
Ky është Manta GSe ElektroMOD, i bërë si pjesë e Manta origjinale nga vitet 1970, si dhe prototipi GT nga 1971 me të cilin Opel vendosi disa rekorde botërore për automjete elektrike 50 vjet më parë.
Për më tepër, Manta GSe ElektroMOD shërben gjithashtu si një njoftim i nën markës GSe të Opel për modelet sportive të elektrizuara.
Manta GSe ElektroMOD mori ngjyrën Neon Yellow, kapak motori të zi, përpara Opel Vizor, ekran Pixel-Vizor (tregon mesazhe grafike dhe me tekst), si dhe drita të reja LED, rrota aliazh Ronald 17 inç, kabinë plotësisht dixhitale (i ashtuquajturi Pure Panel përbëhet nga një ekran 12 dhe 10 inç), karrige sportive me një vijë të verdhë, timon Petri me tre koka me një pikë referimi të verdhë.
Motori elektrik ka 147 kuaj fyuqi dhe 255 Nm, ndërsa autonomia me një karikim të baterive litium-jon prej 31 kWh është 200 km (karikimi i baterisë zgjat më pak se një orë)./FrontOnline/