Reperi i famshëm Onat duket se i ka ndarë rrugët me ish-të dashurën e tij, Fortesa Jakupin.
Çifti i cili kanë qenë në lidhje prej shumë vitesh, duket se kanë ndërmarrin hapin drejt ndarjes kohëve të fundit.
Burimet e emisionit Prive, kanë konfirmuar lajmin duke i cilësuar si të vërteta zërat për ndarjen.
Onat i cili i ka qenë gjithnjë më i rezervuar sa i përket jetës private, i ka pasur gjithnjë të rralla paraqitjet publike apo ato në rrjetet sociale me të dashurën e tij.
Ai për momentin duket më shumë i fokusuar në karrierë, pasi ka paralajmëruar se nesër (e diel) do të sjell në treg këngën e tij më të re në bashkëpunim me Cozmanin.
Kënga me titull “Dysho”, i rikthen në bashkëpunim dy reperët e label-it ‘BabaStars’ pas një kohe relativisht të gjatë.