Mbrëmjen e së dielës, drejt Top Channe-it, u gjuajt me kallash, duke humbur jetën roja. E krismat u dëgjuan edhe në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”.
Lidhur me këtë ngjarje, pati reagime të shumta që ky format duket të mbyllet.
Olti Curri, para pak çastesh ka befasuar me disa deklarata, ku edhe mund të ndodh përjeshtimi i spektaklit.
Sipas tij sonte mund të ndodhin befasira, dhe mund të zgjidhen finalistët ndërsa të shtunën.
Olti tha se gjithashtu flitet se familjarët e banorëve që janë brenda, kanë bërë presion të madh që të ndërprehet ky format, pas të shtënave.
Ai tha se kjo mund të ketë ndikuar që produksioni të mendoj për ta mbyllur më shpejt.
“Edhe pse siç duhet të ndodhë, produksioni e ka blinduar si lajmë që të mos dal, flitet se nga ndikimi që kanë patur familjarët pas të shtënave në ambientet e Top Channel-it, familjarët e banorëve që janë brenda kanë bërë presion të madh që familjarët e tyre të lëjnë lojën dhe të dalin për çështje të sigurisë, kjo ndoshta ka shtyrë produksionin nga ngjarjet e fundit që të mendoj për ta mbyllur më shpejt lojën, dmth duke bërë tani hipotezat tona i bie që sot të eliminohet dikush dhe ndoshta hapet një televotim flesh për të shpallur finalistët, ndoshta edhe shpallen brenda natës dhe pasfinalja i bie që të jetë të shtunën ose shpallet televotimi dhe mbyllet të shtunën finalistët dhe pastaj finalja ndodh të martën, por zakonisht finalja ndodh fundajavave.”, tha Olti Curri.