×
  • Vip
  • Vip

    Olta përplaset ashpër me ndjekësit: Nuk e trajtoj veten si lopë

    FrontOnline
    25 Korrik 2024

    Aktorja e njohur, Olta Gixhari, është përballur së fundmi me komente aspak të këndshme në një foto që ka publikuar në “Instagram”. Në të ajo shfaqet sensuale, me bluzë të shkurtër.

    Në përshkrimin e kësaj fotoje, ish-banorja e edicionit të dytë të “Big Brother VIP” shkruan: “Shumë macchiato kam pirë këto kohë”.

    Batutë e cila siç edhe ajo shprehet në një video mesazh është keqkuptuar nga ndjekësit dhe është ndjerë e fyer prej tyre. Aktorja thotë se përshkrimi ishte në kontekstin e autoironisë, për të cilën ajo madje u shpreh se nuk kanë arritur ta kuptojnë as banorët e BBV në 100 ditë izolim.

    Ndërsa shtoi se e gjitha ka qenë në kontekstin e batutës pasi ajo kurrë nuk do ta përshkruante apo trajtonte veten si lopë dhe se i përgëzon nënat që ushqejnë të vegjlit e tyre me gji.

    “Po marr shkas të bëj këtë video sepse kam lexuar disa nga komentet e disa grave, disa nënave që nuk më kanë pëlqyer aspak. Unë nuk kam qejf fare të shpjegoj batutën, se batuta po u shpjegua ç’u pa puna. Megjithatë vura re që fjalia që kam përdorur te fotot e fundit që kam postuar, që kam pirë shumë makiato këtë periudhë, një pjesë e mirë e juaja e kanë keqkuptuar. Sigurisht që nuk më çudit fare kjo gjë sepse autoironinë time disa prej jush nuk e kuptuan 100 ditë, nuk kanë si t’a kuptojnë në një fjali të vetme.

    Ajo është një batutë dhe auroironike. Nuk ka të bëjë fare me makiation, me qumështin që mund të prodhoj unë, nuk ka lidhje me mjeljen. Madje kur e shkrova nuk më shkoi mendja absolutisht te ky konotacion që e keni menduar ju. Sepse nuk do ta trajtoja veten time kurrsesi si lopë. Nuk do të bëja një batutë humoristike për gjidhënien, për një proces kaq hyjnor. Aq më tepër unë që loboj që nënat nëse munden t’u japin gji fëmijëve të tyre, do të ishte shumë mirë. Nuk mund të bëj një batutë të pakëndshme për këtë”, shprehet Olta në videot e postuara në “Instastory”.

    Nga Rubrika
    Vip28 Nëntor 2024
    Aktorja e mirënjohur, Linday Lohan është shfaqur mahnitëse në fotografitë e fundit. Në këto imazhe ajo dukej porsi një hyjni. E veshur...
    Vip28 Nëntor 2024
    Banori i Big Brother VIP Kosova 3, Pauli ka rrëfyer detaje nga jeta e tij profesionale në Amerikë. Në një bisedë me...
    Vip28 Nëntor 2024
    Kevini ka hapur zemrën para Drilonit, duke ndarë detaje personale për familjen dhe jetën e tij jashtë lojës. Gjatë bisedës, Kevini foli...
    Të tjera
    Lajme28 Nëntor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”. E në fjalën e saj para mediave, ajo tha se para...
    Lajme28 Nëntor 2024
    28 nëntori i 1912-tës solli Pavaësinë e Shqipërisë, pas 500 vjetësh pushtimi nga Perandoria Osmane. Kjo ngjarje shënoi kthesë historike për shqiptarët,...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Avokati, Luka Mishetiq i cili udhëheq ekipin mbrojtës të Hashim Thaçit ka kundërshtuar prokurorinë në një pjesë duke thënë se po e...
    Sport28 Nëntor 2024
    Urimeve për 112 vjetorin e Pavarësisë i është bashkuar dhe Kombëtarja Shqiptare e Futbollit, e cila me performancën e treguar gjatë këtij...
    Bota/Rajoni28 Nëntor 2024
    Afro 5 milionë fëmijë sudanezë kanë humbur pothuajse gjithçka dhe janë detyruar të ikin nga vendi, në atë që tani është kriza...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Në sheshin “Skënderbej” të mbushur plot me qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare, u zhvillua sot ceremonia zyrtare e ngritjes së flamurit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.