Në Big Brother VIP Albania gjatë ditës së djeshme (e hënë) pati debate të ashpra mes Olta Gixharit dhe Luiz Ejllit.
Dyshja, që tanimë njihen edhe si rivalë, kanë ofenduar njëri-tjetrin në mënyra të ndryshme.
Në një moment, aktorja shqiptare përfshiu edhe Kiarën duke i thënë Luizit se do t’i tregojë të gjitha gjërat që di për të.
“Do të vijë dita që do të them se çfarë opinioni kam për Kiarën. Nuk do të kursehen. Do i nxjerr të gjitha gjërat që di për Kiarën. Tirana është e vogël. Do të t’i rreshtojë të gjitha. E di sa shumë di o Luiz për gruan tënde. Avash avash. Kam arsenal, di gjëra plot”, u shpreh ajo.
E në bisedën që bëri me Kristin, Gixhari theksoi se do të ruaj imazhin, por që do të debatojë sa herë që përmendet.
“Do marr hak në formën time, pa dalë nga korniza ime. Pa u bërë vulgare. Të më thotë mbi moralin dhe unë të rri. Unë e ruaj figurën time edhe duke iu kthyer. Do të përdor Arsenalin që kam nga jashtë”, shtoi ajo.
Në këtë ka qenë e përfshirë edhe banorja tjetër, Efi Dhedhes, për të cilën tha se mund ta nxjerr jashtë me vetëm një fjali.
“Edhe asaj tjetrës Efit i kam gjëra, që ajo nuk e ka idenë që unë i di. Atë po të dua, me një fjali e nxjerr jashtë”.