Gazetari Parim Olluri ka renditur disa arsye se përse kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është më i mirë si President se Vjosa Osmani.
Në shkrimin e tij në Facebook, Olluri tha se Haradinaj nuk është hipokrit e as rrenc dhe se Haradinaj i ka dhënë dy vëllezër për çlirimin e Kosoves, ndërsa Vjosa është kujdesur që femijët e saj të kenë nënshtetesi austrialiane
Për më shumë lexojeni shkrimin e Parim Ollurit:
Qe pse Haradinaj eshte me i mire per President se sa Vjosa Osmani, Nuk eshte hipokrit e rrenc! Vjosa premton çkapjen e shtetit, perderisa ka qene vete pjese e shtetit te kapur. Burri i saj merre rroge mbi 3 mije e 400 euro nga shteti i kapur.
Eshte avancuar kunderligjshem, edhe pse nuk i lejohej per shkak se rrahu nje koleg te tij te punes. Plus ka marre burse prej 9 mije eurosh per shkollim nga Skender Hyseni, anetar i “shtetit te kapur”.
Vjosa premtoj se ajo dhe Albini nuk do te jetojne ne lagje luksoze sikurse kapesit e shtetit. Kjo eshte hipokrizi. Vete Vjosa ka blere shtepi ne lagjen Marigona Hill e parcele ne Lagjen e Gjelbert ne Germi. Ky eshte tentim per ti hedhur hi syve opinionit.
Haradinaj i ka dhene dy vellezer per çlirimin e Kosoves, ndersa Vjosa eshte kujdesur qe femijet e saj te kene nenshtetesi austrialiane. Ne prapaskene i ka nreqe letrat per me u degdis ne Australi, nese nuk fiton post te madh ne Kosove. Kaq per sakrificen e saj per shtetin e Kosoves.
Per sa i perket temes kryesore ne vend, dialogut, normalisht qe Haradinaj do te ishte me i papershtatshem per Vuçiqin se sa Vjosa Osmani, e cila e ka pranuar publikisht se eshte lehte e manipulueshme.