×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    OKB: Mbi 72.000 migrantë të vde*kur ose të zhd*ukur në dekadën e fundit

    FrontOnline
    29 Prill 2025

    Më shumë se 72.000 vdekje dhe zhdukje janë dokumentuar përgjatë rrugëve të migrimit në mbarë botën gjatë dekadës së fundit, shumica në vende të prekura nga kriza, tha të martën Organizata e Kombeve të Bashkuara.

    Viti i kaluar shënoi numrin më të lartë të regjistruar ndonjëherë të migrantëve të vdekur, me të paktën 8.938 persona që humbën jetën përgjatë rrugëve të migrimit, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM).

    “Këto shifra janë një kujtesë tragjike se njerëzit rrezikojnë jetën kur pasiguria, mungesa e mundësive dhe presione të tjera i lënë pa zgjedhje të sigurta apo të qëndrueshme në vendin e tyre”, tha drejtoresha e IOM-it, Amy Pope.

    Raporti i agjencisë së OKB-së zbuloi se gati tri të katërtat e të gjitha vdekjeve dhe zhdukjeve të migrantëve të regjistruara globalisht që nga viti 2014 ndodhën ndërsa njerëzit po iknin nga pasiguria, konfliktet, katastrofat dhe krizat e tjera humanitare.

    Një në katër ishin “nga vende të prekura nga kriza humanitare, me mijëra vdekje të afganëve, rohingjave dhe sirianëve të dokumentuara përgjatë rrugëve të migrimit në mbarë botën”, thuhej në Raportin për Migrantët e Zhdukur të IOM-it.

    Raporti thekson se më shumë se 52.000 persona humbën jetën ndërsa përpiqeshin të largoheshin nga një prej 40 vendeve në botë ku OKB-ja ka një plan reagimi ndaj krizave ose plan humanitar të veprimit.

    Pope bëri thirrje për investime ndërkombëtare “për të krijuar stabilitet dhe mundësi brenda komuniteteve, në mënyrë që migrimi të jetë një zgjedhje, jo një domosdoshmëri”.

    “Dhe kur qëndrimi [në vendlindje] nuk është më i mundur, duhet të punojmë së bashku për të mundësuar rrugë të sigurta, ligjore dhe të rregullta që mbrojnë jetët”, tha ajo.

    Mesdheu Qendror mbetet rruga më vdekjeprurëse e migrimit në botë, me gati 25.000 persona të humbur në det gjatë dekadës së fundit, tha IOM.

    Më shumë se 12.000 prej tyre janë humbur në det pasi janë nisur nga Libia e shkatërruar nga lufta, ndërsa të panumërt të tjerë janë zhdukur gjatë tranzitit nëpër shkretëtirën e Saharasë, sipas raportit.

    Më shumë se 5.000 persona kanë humbur jetën ndërsa përpiqeshin të largoheshin nga Afganistani i shkatërruar nga kriza gjatë dekadës së fundit, shumë prej tyre pas rikthimit të talibanëve në pushtet në vitin 2021.

    Dhe më shumë se 3.100 anëtarë të pakicës së përndjekur Rohingja nga Mianmari kanë vdekur gjatë kësaj periudhe, shumë prej tyre në mbytje anijesh apo gjatë kalimit në Bangladesh.

    “Shumë shpesh, migrantët harrohen”, paralajmëroi Julia Black, koordinatore e Projektit për Migrantët e Zhdukur të IOM-it dhe autore e raportit.

    “Dhe për shkak të mungesës së të dhënave – sidomos në zonat e luftës dhe në rajonet e goditura nga katastrofat – numri real i viktimave ka shumë gjasa të jetë shumë më i lartë se sa kemi regjistruar”, tha ajo./REL/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni10 Maj 2025
    India dhe Pakistani kanë akuzuar njëra-tjetrën për “shkelje” disa orë pasi të dy vendet thanë se kishin rënë dakord për një armëpushim...
    Bota/Rajoni10 Maj 2025
    Gjatë ditës së zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, do tëe mbahet etapa e tretë dhe e fundit e aktivitetit sportiv “Giro D’Italia”, në...
    Bota/Rajoni10 Maj 2025
    Strukturat e posaçme për hetimin e krimeve zgjedhore në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Posaçme...
    Të tjera
    Lajme10 Maj 2025
    Hajrulla Çeku, ka reaguar në lidhje me suksesin e Uta Ibrahimit pasi që kjo arriti ta përmbyllë ngjitjen në 14 majat më...
    Lajme10 Maj 2025
    Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka bërë të ditur se alpinistja shqiptare Uta Ibrahimit është ngjitur në majën Kanchenjunga duke përmbyllur kështu...
    Bota/Rajoni10 Maj 2025
    Strukturat e posaçme për hetimin e krimeve zgjedhore në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Posaçme...
    Kronika10 Maj 2025
    Inspektorati Policor i Kosovës, respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë arrestuar sot një zyrtar policor me dyshimin se i...
    Vip10 Maj 2025
    Ish-konkurrentja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Drenusha Latifi ka treguar se si po e kalon këtë fundjavë. Nga...
    Bota/Rajoni10 Maj 2025
    Një nga vullkanet më aktivë nënujorë në botë, Axial Seamount, i vendosur rreth 400 kilometra larg bregut të Oregonit dhe 1.4 kilometra...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.