×
  • Lajme
  • Lajme

    OKB e quajti dakordësi “Beograd-Prishtinë’, Rama: Pse nuk është Kosovë-Serbi, OKB të sqarojë menjëherë

    FrontOnline
    21 Mars 2023

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar i shqetësuar se përse OKB në deklaratën zyrtare lidhur me marrëveshjen e arritur në Ohër, e ka cilësuar si një dakordësi e arritur mes ‘Beogradit dhe Prishtinës’.

    Sipas Ramës, OKB do duhet të jap shpjegime pse nuk i ka quajtur Kosovë dhe Serbi.

    Për këtë Rama, përmes një postimi në Twitter, kërkuar një sqarim të menjëhershëm.

    “Beogradi dhe Prishtina’?! Një gabim serioz apo një lapsus. Emërtimi zyrtar i saj është “Marrëveshja drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi” dhe do të ishte e papranueshme nëse Sekretari i Përgjithshëm nuk e ka përdorur qëllimisht emërtimin e duhur. Ju lutem, jepni menjëherë sqarim”, ka shkruar Rama.

     

    Sekretari Antonio Guterres duke përshëndetur deklaratën e BE-së për marrëveshjen e arritur në Ohër, pret nga palët të realizojnë detyrimet e marra.

    “Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, mirëpret deklaratën e fundit nga Bashkimi Evropian për marrëveshjen ndërmjet palëve për zbatimin e Marrëveshjes që çon në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, ka njoftuar zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Farhan Haq.

    Ai tha se është e rëndësishme që tani palët të punojnë me shpejtësi dhe mirëbesim për të realizuar të gjitha detyrimet e përcaktuara në Marrëveshje, për të mirën e të gjithëve.

    Nga Rubrika
    Lajme25 Korrik 2025
    Hetuesit e IPK-së janë njoftuar sot në orët e mbrëmjes nga Policia e Kosovës për një aksident trafiku. Një zyrtar policor është...
    Lajme25 Korrik 2025
    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka reaguar pas një përplasjeje që ka ndodhur sot në lokalin “Home” në Prishtinë. Ajo pretendon...
    Lajme25 Korrik 2025
    Disa vatra zjarri kanë kapluar fshatin Pakashticë të komunës së Podujevës pasditen e kësaj të premteje. Lajmin e ka bërë të ditur...
    Të tjera
    Lajme25 Korrik 2025
    Inspektorati Policor i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një zyrtari policor, i cili ishte i angazhuar në pikëkalimin kufitar në...
    Lajme25 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se qytetari Agim Pllashniku është liruar pas intervistimit në stacionin policor, në lidhje me protestën...
    Lajme25 Korrik 2025
    Astrit Ibrahimi, fotografi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar një fotografi të veçantë të realizuar më herët për ish-shefin e...
    Lajme25 Korrik 2025
    Deputetja e LDK, Doarsa Kica Xhelili, ka reaguar ashpër ndaj asaj që ajo e quan sabotim të qëllimshëm të procedurave parlamentare nga...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Pas urdhrit të evakuimit të banorëve nga 3 fshatra të Delvinës për shkak të rrezikut nga zjarri, në vendngjarje ka mbërritur edhe...
    Lajme25 Korrik 2025
    Në gjykimin ndaj Dejan Pantiq, Milun Milenkoviq – Llune, Alesander Vllajiq dhe Momir Vakiq, të akuzuar për sulmin terrorist ndaj zyrave të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.